Categories Lajme

PS merr edhe Bulqizën, një grua do të zëvendësojë ish-kryetarin e burgosur për korrupsion

PS ka marrë edhe Bulqizën, ndërsa socialistja Festime Mjeshtri ka marrë 8364 vota, një diferencë prej gati 3000 votash nga Defrim Fiku, i koalicionit “BF”, me 5514 vota.

Kështu një grua do të zëvendësojë ish-kryetarin e bashkisë Lefter Alla, i burgosur me akuzën për korrupsion, dy muaj më parë.

“60% e banorëve në Bulqizë i besuan vizionin të PS, duke na dhënë një diferencë të thellë votash.”- u shpreh nga Bulqiza, drejtuesja politike e këtij qarku Belinda Balluku.

“Beteja jonë ka qenë në Bulqizë, nuk është bërë një betejë mes dy forcave politike, pasi nuk ka patur dy forca politike, është bërë një betejë mes atyre që besojnë te e ardhmja dhe një pjesë që beson se duhet të qëndrojnë te e shkuara.

Festa do jetë këtu, për të vijuar gjithë punët e mira, mbi 60 % e qytetarëve të kësaj bashkie e mbështesin festën, programin e PS dhe vizionin tonë. Këto 60% përkthehen në 8364 vota ose një diferencë prej 2850 votash.

Shifrat flasin, njerëzit përqark janë të majtë e të djathtë që janë bërë bashkë për t’I dhënë një mundësi kësaj Bashkie. E njoh tashmë këtë Bashki, ku këtu nuk mund të jetë vetëm një zonë minerare, por një vend ku të lulëzojë ekonomia.” u shpreh Balluku.

Në rang qarku PS ka marrë 4 bashkitë.

Kandidati socialist Rrahim Spahiu ka një diferencë të thellë krahasuar me 2 kandidatët opozitarë Ismail Uka nga Bashkë Fitojmë dhe Naim Gazidede nga PD. PS ka marrë 7485 vota e ndërsa PD 642 vota, ndërsa “Bashkë Fitojmë” 2759 vota duke dalë forcë e tretë.

Në Mat, PS është shkëputur bindshëm nga Koalicioni “Bashkë Fitojmë”. Agron Malaj ka marrë 7048 vota krahasuar me Skënder Gjuzin i cili ka marrë 3665 vota.

Në Klos kanë mbetur edhe 3 kuti pa numëruar dhe kryeson Valbona Koka e PS me 55.61% krahasuar me 44.39% nga Bedri Hoxha.

PS merr edhe Bulqizën, një grua do të zëvendësojë

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME