Categories Lajme

PS miraton në errësirë dhe me stilin “fap-fap” legalizimin e kanabisit

Teksa opozita kërkonte në parlament përshpejtimin e procedurave për votimin e kërkesës së SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt, socialistët miratuan në komisionin e ligjeve të vetëm,projektligjin për legalizimin e kultivimit të kanabisit mjekësor.

Mësohet se mbledhja ishte e shkurtër dhe me votat e deputetëve socialistë u miratua projektligji për kanabisin, që kaloi për votim në seancën parlamentare të ditës së Enjte.

Deputetë të opozitës, nga seanca e Kuvendit thanë se mbledhja ishte e jashtëligjshme pasi ishte zhvilluar pa kuorumin e nevojshëm, ndërsa ata nuk ishin njoftuar për zhvillimin e saj.

“Ju merrni për 5 minuta vendimin për drogën. Po si keni arritur në këtë pikë?! E tha mirë Shalsi: ne vjedhim me lezet. Juve ju ka kap arroganca, nuk na llogarisni më”, tha deputeti demokrat Dashnor Sula në Parlament, i cili është dhe pjesë e komisionit të ligjeve.

Në një prononcim për mediat, deputeti tjetër demokrat te ligjet Saimir Korreshi, tha se nuk kishte një urdhër të kryetares së Kuvendit për zhvillimin e mbledhjes së komisionit në të njëjtën kohe me zhvillimin e seancës parlamentare. Kjo paligjshmëri sipas tij, bashkë me mungesën e kuorumit, e bën mbledhjen e ligjeve nul.

“U futën deputetët në një WC të Parlamentit, pa kamera, pa procesverbal dhe bënë mbledhjen e Komisionit. Për këto paska shpejtësi, për këtë tjetrën të Ahmetajt, duhet të presim 4-5 ditë. Rama duhet të kishte ardhur dhe të kërkonte falje para shqiptarëve se e kishte nxjerrë Ahmetajn si trurin e qeverisë së tij”, shtoi Korreshi.

Akuzën se mbledhja u zhvillua pa kuorum e përsëriti gjatë fjalës nga foltorja e Kuvendit dhe deputetja tjetër demokrate Ina Zhupa.

“Si kanabisit kaluat në 15 minuta ligjin e kanabisit fshehurazi, pa kuorum dhe vetëm për ti plotësuar dëshirën grupeve kriminale për të vazhduar të qetë të prodhojnë dhe transportojnë drogë në Shqipëri”, deklaroi Zhupa.

Mbledhja e komisionit të ligjeve në mesditë ishte e njoftuar më herët në faqen online të parlamentit, megjithatë, ndryshe nga praktika e zakonshme, zhvillimi i saj nuk u pasqyrua me lidhje video nga ky institucion.

Deri në momentin e publikimit të artikullit, nuk ka një njoftim zyrtar nga zyra e shtypit pranë Kuvendit lidhur me mbledhjen e zhvilluar dhe numrin e deputetëve të pranishëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME