Categories Lajme

PS nuk gjen qetësi me të pakënaqurit, edhe Puka me kryetar të komanduar

Partia Socialiste nuk po gjen qetësi me të pakënaqurit brenda struktura të saj. Pas Shkodrës e Elbasanit edhe dega e Pukës do të ketë një kryetar të komanduar, pasi anëtarësia e atje rrëzoi me votë kryetarin. Ndërsa kryebashkiakët nën akuzë për dekriminalizimin, PS e ka bërë të qartë se do të mbajnë përgjegjësi personale.

Procesi i riorganizimit nuk po sjell qetësinë e pritur brenda Partisë Socialiste.

Pas Shkodrës e Elbasanit, edhe Puka do të ketë një kryetar të komanduar, pasi anëtarësia atje rrëzoi me votë kryetarin në detyrë Marash Kolaj që ishte edhe kandidat i vetëm.

Alfred Peza: 263 vota fitoi kandidati dhe 24 ishin jo. Për një votë kandidati i përzgjedhur nga strukturat e PS në bashkinë e Pukës nuk arriti të marrë mandatin për të qenë kryetar i PS në vijimësi.Në këto kushte sipas statutit të PS-së, Kryesia  e partisë do të komandojë një kryetar të përkohshëm.

I pyetur për ligjin e dekriminalizimit që vijon të presë koka kryebashkiakësh të majtë, i deleguari i PS ja heq përgjegjësinë partisë, duke thënë se kush gënjen në formular, mban faturën vetë, e jo forca politike.

Alfred Peza: Nëse problematikat juridike, penale të karakterit për të cilat ju pyetët dalin, atëherë përgjegjësia është vetëm individuale e secilit prej atyre që nuk kanë qenë as transparentë, as të sinqertë dhe mbi të gjitha kanë bërë një vepër të dytë penale.

Ndërkohë socialistët në Durrës rikonfirmuan Luan Zazën, pas tërheqjes së kandidatit Ardit Kërtusha, ndërsa në Vlorë në krye të PS-së u zgjodh Anduel Tahiraj.oranews

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përfshihet nga flakët magazina e grumbullimit të bimëve medicinale në Malësi të Madhe

Një magazinë që grumbullonte bimë medicinale është përfshirë nga flakët. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunohet barbarisht gazetari Elton Tozaj

Gazetari Elton Tozaj është dhunuar në mënyrë barbare ditën e djeshme, 26 dhjetor, në autostradën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vdekja e 42-vjeçarit në kalçeton në Vlorë, flet mjeku që e priti: Erdhi pa shenja jete, pa puls

Besfort Ruanaj, 42-vjeçari që humbi jetën pas goditjes me top në kraharor gjatë një ndeshjeje…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hyjnë në fuqi çmimet e reja të referencës për zhdoganimin e mjeteve të përdorura, rritje deri në 25%

Rriten me 25% çmimet e referencës që përdoren nga doganat për zhdoganimin e automjeteve të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lejuan ndërtimet pa leje në Butrint, Prokuroria Sarandë çon në gjyq kryeinspektorin dhe inspektorët e IVMT

Prokuroria e Sarandës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim pesë shtetas, mes të cilëve…

LEXO ME SHUME