Categories Lajme

PS zgjedh kandidatët për anëtarë të Asamblesë Kombëtare, reagon Balla

Sekretari i përgjithshëm i PS-së Taulant Balla, ka bërë me dije se Partia Socialiste ka nisur përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Asamblesë Kombëtare që pritet të zgjidhen nga Kongresi më 29 shkurt. Procesi në fjalë po zhvillohet në 12 qarqet e vendit. Balla ka pohuar se norma e përfaqësimit për anëtarët e Asamblesë Kombëtare të PS që zgjidhen nga Kongresi është një anëtar i AK për 800 anëtarë partie dhe se garantohet përfaqësimi i barabartë i gjithë territorit të vendit si dhe të bashkëatdhetarëve që jetojnë jashtë.

“Teksa procesi i riorganizimit të Partisë Socialiste vijon, në të 12 qarqet e vendit po zhvillohet këtë fundjavë një proces demokratik dhe transparent në përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Asamblesë Kombëtare që do të zgjidhen nga Kongresi Zgjedhor i PS më 29 Shkurt.

Propozimet e kandidaturave për anëtarë të Asamblesë Kombëtare bëhen nga 1510 delegatët e Kongresit të PS, duke respektuar parimet barazisë gjinore, meritokracisë profesionale dhe politike, integritetit moral e ligjor si dhe me vëmendje të veçantë promovimi i të rinjve, si qasje e përhershme e Partisë Socialiste.

Norma e përfaqësimit për anëtarët e Asamblesë Kombëtare të PS që zgjidhen nga Kongresi është një anëtar i AK për 800 anëtarë partie. Propozimi dhe votimi i kandidaturave për anëtarë të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste garanton përfaqësimin e barabartë të gjithë territorit të vendit si dhe të bashkë-atdhetarëve tanë që jetojnë e punojnë nëpër botë”, shkruan Balla.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Plagoset me thikë shqiptari në Greqi

Një shqiptar, i cili punon në fermë, është gjetur i plagosur me thikë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kapet me 10 kg kokainë i riu shqiptar në Itali, ja skema që përdorte për shpërndarjen

Një 27-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi u kap me 10 kilogramë kokainë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Fatbardh Licit/ Kamerat “tradhtuan” çiftin, zbardhet dëshmia e të dashurës së Safet Bajrit (PAMJE)

Herët në mëngjes më 10 gusht 2018, Safet Bajri, i njohur si i forti i Dobracit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kosovë, autobusi me nxënës përplaset me kamionin dhe një autoveturë, 30 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kosovë diten e djeshme, duke lënë të plagosur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga La Roche-Posay te L’Oreal Paris, kremrat e kujdesit ndaj lëkurës tërhiqen nga tregu! Dyshohen me përmbajtje që mund të shkaktojnë kancer

Një tërheqje e madhe nga tregu është duke u zhvilluar për disa produkte që trajtojnë…

LEXO ME SHUME