Categories Sport

Pse ndalohen aeroplanët të fluturojnë mbi shtëpinë e yllit të Barcelonës, Lionel Messi?

Kur presidenti i kompanisë ajrore Vueling, Javier Sanchez-Prieto, rastësisht e përmendi gjatë një interviste se aeroplanët nuk lejohen të fluturojnë mbi shtëpinë e yllit të Barcelonës, Leo Messi dhe kjo gjë ngjalli debat në rrjetet sociale.

Kjo pasi njerëzit dëshironin ta dinin arsyen se pse kjo ndodh, dhe nëse ishte një rast i një të drejte ekstreme për kapitenin e Argjentinës. Sanchez-Prieto ishte duke e shpjeguar planin për ta zgjeruar aeroportin  El Prat të Barcelonës dhe rastësisht theksoi se arsyeja ishte: “Sepse aeroplanët nuk lejohen të fluturojnë mbi shtëpinë e Leo Messi, gjë që është diçka, që nuk ka ndodhur kudo tjetër në botë”.

Komenti morri vëmendje të madhe me shpejtësi në rrjetet sociale, me njerëzit që kërkuan të verifikojnë deklaratat e Sanchez-Prieto, se pse aeroplanët nuk lejohen të fluturojnë mbi shtëpinë e Messit. Siç pritej, përgjigjja ishte e shpejtë, aq e shpejtë se që Messi nuk kishte nevojë të fliste.

Kapiteni i Barcelonës jeton në komunën e Gavas, rreth 25 km larg Barcelonës dhe brenda Parque Natural del Garraf, një zonë e mbrojtur nga legjislacioni spanjoll mjedisor dhe që përmban florën dhe faunën e rrezikuar. Prandaj, aeroplanët që mbërrijnë dhe largohen nga El Prat duhet të bëjnë një shmangie të vogël në Mesdhe për të anashkaluar zonën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME