Categories Politike

Pse nuk po mbyllet pakti Shqipëri- Greqi?

Prej javësh tashmë asnjë detaj i ri nuk është dhënë e pasqyruar në lidhje me negociatat mes Shqipërisë e Greqisë, një pakt i cili duhej të ishte firmosur që në verë ashtu siç dhe linte për të kuptuar pala shqiptare.
E teksa ende ka një tymnajë të madhe që mbulon pikat e marrëveshjes mes dy vendeve, këtë të enjte Ministri i Jashtëm grek Kotzias është shprehur se negociatat janë bllokuar nga pala shqiptare.

Në një konferencë për shtyp me homologun e tij gjerman Heiko Mass, Nikos Kotzias është shprehur se negociatat Shqipëri- Greqi janë bllokuar për shkak të mosmarrëveshjeve Rama- Meta si dhe për shkak të mungesës së Gjykatës Kushtetuese.

“Ne i bëmë negociatat me Shqipërinë. Dhe siç e dini, tani janë bllokuar jo nga ne, as nga ministria e Jashtme atje, por në problemet administrative që kanë, në mospajtimin e presidentit të vendit fqinj me qeverinë. Dhe në faktin se Gjykata Kushtetuese në këto momente nuk ka kuorumin e plotë për të funksionuar plotësisht”, tha Kotzias./Express

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME