Categories Lajme

Pse shtojmë kilogramë në dimër? Ja çfarë duhet të bëjmë për të ruajtur linjat

Shpesh fajësojmë festat e fundvitit për kilogramët e tepërt, por nisur nga studime të shumta, ekzistojnë dhe shumë arsye të tjera, që çojnë në shtimin e peshës trupore.

Metabolizmi: Në dimër, metabolizmi ynë përmirësohet dukshëm; trupi përpiqet të djegë më shumë energji për të stabilizuar temperaturën. E gjitha kjo përkthehet në më shumë nevojë për ushqim, me qëllim ndjekjen e ritmit të ri të mekanizmave trupore. Çfarë mund të bëni? Përpiquni të qëndroni ngrohtë, vishuni mirë dhe rrisni temperaturën e zyrës/ dhomës suaj. Kështu i lehtësoni punë organizmit.

Qelizat tona ruajnë më shumë yndyrë: Një studim zbuloi se qelizat tona yndyrore reagojnë pozitivisht ndaj rrezeve të diellit. Qelizat që janë më afër lëkurës, kur ekspozohen në diell, tkurren dhe kështu ruajnë më pak yndyrë. Pra, nga ana tjetër, mungesa e rrezeve të diellit mund të rrisë aftësinë e qelizave për të ruajtur yndyrën, gjë që na bën të shtojmë peshë. Çfarë mund të bëni? Ekspozohuni sa të mundeni në diell.

Po bëhemi gati për “letargji: Njerëzit janë shumë më të ngjashëm me arinjtë sesa ata mendojnë: të dy palët përpiqen të flenë gjatë muajve dimërorë. Shkenca thotë se i ftohti nxit instiktet tona primitive dhe ne në mënyrë të pavetëdijshme përpiqemi të grumbullojmë kalori. Diku thellë brenda nesh jeton ende frika se mos të mos jemi në gjendje të gjejmë lëndë ushqyese të nevojshme për trupin gjatë dimrit. Çfarë mund të bëni? Merreni shtruar!

Bëhemi më të përgjumur: Mungesa e dritës së diellit ndikon në hormonet tona. Gjëndrat tona pineale i përgjigjen mungesës së rrezeve të diellit duke prodhuar më shumë melatoninë, përgjegjëse për ciklin tonë të gjumit-zgjimit. Pra, ne priremi të ndjehemi më të përgjumur, teksa nivelet më të larta të melatoninës mund të na rrisin oreksin. Kështu, e shohim veten duke ngrënë më shumë dhe duke lëvizur më pak gjatë muajve të ftohtë. Çfarë mund të bëni? Mundohuni të kontrolloni prodhimin tuaj të melatoninës duke ngrënë ushqime që e përmbajnë atë dhe duke u ekspozuar ndaj rrezeve të diellit. Domatet, ullinjtë, drithërat dhe qumështi i papërpunuar kanë sasi të konsiderueshme të melatoninës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME