Categories Lajme

“Pse s’më hap rrugën”, si nisi konflikti banal me dy të plagosur në Korçë

Të tjera detaje kanë dalë rreth sherrit për motive të dobëta mes disa personave që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Korçë, konflikt i cili përfundoi në përdorimin e armëve të zjarrit.

Raportohet se ppersonat e përfshirë në konflikt kanë qenë të dehur dhe motivi i sherrit ka qenë bllokimi i rrugës, ku njëri prej tyre është dëgjuar të thotë “pse s’më hap rrugën” në dalje të lokalit.

Më pas janë takuar në vendin që njihet si “trekëndëshi”, ku njëri prej tyre nxori armën dhe plagosi të riun.

Sipas Policisë, si pasojë e konfliktit u plagos me armë zjarri një 33-vjeçar dhe u dëmtua me mjete të forta një shtetas tjetër.Mësohet se personi i plagosur me armë zjarri është shtetasi Igli Hoti, ndërsa shtetasi i dëmtuar me mjete të forta është Artan Qeshori.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambientin e Komisariatit dhe po marrin në pyetje, persona të cilët kanë dijeni për ngjarjen.

Po ashtu sipas Policisë, u bë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje dhe po punohet për kapjen e tyre.

Njoftimi i policisë

U konfliktuan për motive të dobëta, ku si pasojë e konfliktit mbeti i plagosur me armë zjarri një 33-vjeçar dhe u dëmtua me mjete të forta një shtetas tjetër, Policia identifikon menjëherë autorët e dyshuar të ngjarjes dhe vijon punën për kapjen e tyre.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 3, Korçë, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, midis disa personave, të nisur më herët në ambientet e një lokali dhe më pas jashtë ambienteve të tij, ka mbetur i plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi I. H., 33 vjeç dhe i dëmtuar me mjete të forta shtetasi A. Q., të cilët u dërguan për mjekim në spitalin e Traumës Tiranë.

Shërbimet e Policisë, kanë shoqëruar në ambientin e Komisariatit dhe po marrin në pyetje, persona të cilët kanë dijeni për ngjarjen.

Si rezultat i veprimeve të  para hetimore u bë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje dhe po punohet intensivisht për kapjen e tyre.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME