Të thuash ‘shëndet’ kur dikush teshtin, do të thotë tu urosh më të mirën atyre personave. Përveç që është e sjellshme, çfarë tjetër dimë për këtë gjë? Në fillim, ky urim është përdorur për të uruar mbrojtje sepse besohej që kur dikush teshtinte, mund t’i ikte shpirti.
Teori tjetër e vjetër është se zemra kishte ndaluar për një moment gjatë teshtimës, dhe “shëndet” apo “u bekofsh”, ishte përdorur për të siguruar rikthimin e rrahjeve të zemrës, apo edhe ta urosh dikë që nuk ka vdekur gjatë teshtimës.
Sot, pavarësisht se njerëzit vazhdojnë t’i përdorin këto fjalë, nuk ka ndonjë arsye të caktuar prapa këtyre, thjesht, ka mbetur të thuhet kështu.
