Categories Lajme

“Pse ti ke nderin e malësorit, që nuk po i lë një shteg vetes?!”/ Berisha: Më kanë shkelmuar dinjitetin, nuk ka negociata

Sali Berisha thotë se nuk pranon negociata me amerikanët, duke iu referuar edhe njëherë deklaratës së tij, se ambasadorja Kim i ka dërguar në zyrë një person për të negociuar largimin e përkohshëm nga gara për marrjen e PD-së.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Berisha tha se atij i është “shkelmuar dinjiteti” dhe se nuk pranon negociata. Berisha shtoi se një element që e bën të mos negociojë është edhe “nderi i malësorit”.

Pjesë nga biseda: 

Sali Berisha: Ajo ndodh. Ndodh dhe ka ndodhur. U janë hequr ministrave turq (non-gratat). U janë hequr gjashtë zyrtarëve hungarezë. Por, unë nuk kam zgjedhur atë rrugë. Jam ky që jam. Kam refuzuar çdo lobim. Pikë. Mund të kontraktoja kompani lobimi, kam patur oferta nga më bindësit. Ajo kërkon negocim, unë negocim nuk mund të bëj. Kjo do të thotë, hajde ti shpif për mua dhe unë të them, hajde të negociojmë për të hequr shpifjen. Kam patur oferta nga më të sigurtat. E vetmja zgjidhje, nëse kërkojnë falje.

Ylli Rakipi: Keni deklaruar se keni patur të dërguar për negociata.

Sali Berisha: Jo nuk jam dakord për negociata. Më kanë shkelmuar dinjitetin, nuk ka negociata.

Ylli Rakipi: Kur dikush të vjen për negociata dhe je i rrethuar, duhet ti lësh vetes një shteg. Këta kanë ardhur për një shteg. Ti përse nuk i lejon vetes një shteg? Ke nderin e malësorit?  Ju jeni politikan i gradës së lartë.

Sali Berisha: Nderi dhe dinjiteti i njeriut… Unë në atë regjim, as kam qenë i persekutuar, kam qenë i privilegjuar. Kam qenë edhe në rrafshin shoqëror dhe shkencor. Kam patur fat të publikoj në revistat më serioze. Përse vendosa ti kundërvihem regjimit? Për dinjitetin tim. E the ti atë punën e malësorit. Edhe ajo është.

Ylli Rakipi: Nëse ata kanë ardhur vërtet…

Sali Berisha: Ne kemi një fjalë, Zot ruajna nga miqtë, se nga armiqtë ruhemi vetë. Të dalësh dhe të akuzosh në këtë mënyrë pa patur dokument dhe argument… Njeriu që kam patur të vetmen akuzë si tepër pro-amerikanë, edhe nga ju që jeni këtu. Unë kam kërkuar shpalljen non-grata të Sorosit, e konsideroj njeri që i ka bërë dëme shumë të mëdha demokracisë. Kaq kam thënë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ekzekutimi i çiftit Mujeci, Gjykata e Lezhës lë në burg bashkëpunëtorin e autorëve!

40-vjeçari i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e çiftit të bashkëshortëve, Kreshnik dhe Gentjana Mujeci,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherri në Vlorë, policia shoqëron disa persona në komisariat

Një konflikt mes disa personave është regjistruar mbrëmjen e së hënës në bulevardin “Ismail Qemali”,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjermani, ja kush janë dy motrat shqiptare nga Kosova që humbën jetën në aksident

Dy motra nga Kosova kanë humbur jetën në një aksident në Gjermani. Viktimat janë identifikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Panaja të Vlorës! 36-vjeçari i vë flakën një mjeti dhe qëllon me armë në ajër, shoqërohet në polici

Një incident është regjistruar në fshatin Panaja, në Vlorë, ku një 36-vjeçar dyshohet se i…

LEXO ME SHUME