Categories Lajme

Pse u shemb Teatri Kombëtar? Veliaj: ja çfarë më thonë

Pas shembjes së Teatrit kombëtar, ditën e sotme kreu i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj në një komunikim me qytetarët shpjegoi se pse duhet një teatër të ri dhe pse u shemb i vjetri në vend të rikonstrukturimit. Veliaj hodhi akuza dhe ndaj protestuesve dhe opozitës duke i cilësuar si hiena politike. Po ashtu, krybashkiaku i Tiranës tha se që pas shembjes persona të ndryshëm e kanë mallkuar atë nga djali.

“Po e bëjmë live meqë jemi dhe në rrjetet socale, që mesazhi të shkojë te të gjithë. Ka qenë një fundjavë shumë e vështirë, Ka nisur një gjueti shtrigash, një lincim publik, por dua t’ju them që merrni zemër, nqs këto do ishin vendime të lehta do i kishte bërë ai që ishte para meje. Është një moment i ngjashëm me atë të Astirit. Ka qenë për të gjithë e vështirë , sepse nuk është mirë kur zgjohesh në mëngjes dhe gjen mallkimet të të vdesë djali, nuk është e lehtë. Them se këta që kanë këtë fjalor nuk kanë shkelur kurrë në teatër.

I kuptoj hienat politike dhe lojën e tyre. 8930 m katror sipërfaqja e TK të së ri. pra kjo është 3 fish me atë që ishte, për zonën artistike, 4 auditore, njëri prej tyre i madh me 650 vende, një black box me 150 vend, një tjetër me 350 vende, dhe një të hapur në tarracë. Skena do jetë më e madhja që kemi sot në Republikë, ambiente ndihmëse për aktorët mbi 500 m katror.

Do kemi ambiente për përgatitjen e artistëve para se të hyjnë në skenë. Do ketë një zonë publike, 450 m katror, ambient pritje, do ketë funksione kateringu. ndërkohë pjesa më e madhe e atij të vjetrit kishte 8 lokale ku pihej kafe e raki. Do ketë një depo, ku çdo gjë do vendoset aty, që mos të ndahemi në 20 copa, hapësiara për teknikën , administratën. Kjo është skeda teknike e TK së ri.Sa për pyetjet se pse nuk u rikonstrukturua po ju them se Teatri i vjetër nuk mund të rikonstrukturohej për të qenë një teatër bashkëkohor. Siç e patë aty doli tallash, dhe nuk kishte si të zgjerohej më shumë, nuk ekziston më ajo teknologji përvecse në Afrikë që ta restauronim me tallash. Nuk gjetëm një gram beton apo çelik që të mbante. 97 nga 98 aktorë plus 60 vota në këshillin bashkiak donin një teatër të ri”, tha Veliaj./ Opinion.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME