Categories Showbiz

“Pse zgjodha të karantinohem me prindërit dhe jo me të fejuarin”

Duke komentuar një pikturë të realizuar nga babai i saj, Osman Mula, sopranoja Evis Mula tha se personazhet ishin ajo dhe i fejuari i saj, të cilët periudhën e karantinës e kanë kaluar me dashuri online.

Evis Mula: Është një histori shumë personale, praktikisht jam unë dhe i fejuari im, që gjatë gjithë kësaj kohe kemi qenë të dashuruar online, pra kemi vazhduar episodin e fejesës sonë vetëm nëpërmjet lidhjeve online. Unë u karantinova në shtëpi me prindërit, sepse kam jetuar shumë kohë jashtë dhe akoma nuk jam ngopur me nektarin i bacës dhe mamit.

Rudina: Evis, por besoj se Ervisi do të jetë pak i mërzitur me ty këtë periudhë që ti ke zgjedhur të karantinohesh me prindërit dhe në distancë fizike me të për një kohë relativisht të gjatë?

Evis Mula: Nuk është se e kam zgjedhur vetëm unë, qe një si përzgjedhje e përbashkët sepse nuk kishim si të bënim, na kapi të dyve në befasi, aq më tepër që ishim në fazë tranzitore të dy në punën që po bënim dhe prisnim ndryshime pikërisht në këtë periudhë të marsit dhe të prillit. Na zuri kjo periudhë dhe piktura e babit e simbolizon më së miri, pra që është dashuria online. Megjithatë unë mendoj që dashuria ka nevojë për sprova për të treguar vërtetësinë dhe forcën e saj të vërtetë.

Rudina: Larg syve, afër zemrës, edhe kjo shprehje është e vërtetë nganjëherë për një farë kohe. /tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

5 vite i zhdukur/ Ja çfarë ka ndodhur me Renato Mekollin

Prej janarit të vitit 2021, shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli, ishte zhdukur plotësisht…

LEXO ME SHUME