Categories Showbiz

“Kurrë mos hiqni dorë, kurrë mos u dëshpëroni”

Mbretëresha Elizabetë inkurajon britanikët 75-vjetorin e fitores ndaj Gjermanisë naziste në luftën e Dytë Botërore, mbretëresha e Britanisë së Madhe e shfrytëzoi për të inkurajuar britanikët në luftën tashmë të quajtur të Tretë, kundër Covid-19. Ajo tha se ishte krenare për mënyrën se si njerëzit i ishin përgjigjur pandemisë. “Kur shikoj vendin tonë sot dhe shoh se çfarë jemi të gatshëm të bëjmë për të mbrojtur dhe mbështetur njëri-tjetrin, unë them me krenari se ne jemi akoma një komb, të cilin ata ushtarë trima dhe marinarë do ta admironin edhe sot”. Elizabeta ka cituar mesazhin domethënës së asaj kohe, simbol i qëndresës dhe ecjes përpara pavarësisht vështirësive.

“Në fillim, pamja dukej e errët, fundi i largët, rezultati i pasigurt. Por asnjëherë mos u dorëzo, kurrë mos u dëshpëro”. Monarkja 94-vjeçare mbajti fjalimin në të njëjtën orë me fjalimin e fitores para kombit  që mbajti babai i saj 75 vite më parë. Gjatë festimeve të Britanisë me 8 Maj 1945, Elizabeta dhe motra e saj e ndjerë Margaret, iu bashkuan celebrimeve jashtë Pallatit Buckingham, dhe besohet se kjo ka qene e para herë dhe e vetme që ajo ka qenë në mesin e publikut të panjohur. Tv Klan

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME