Categories Turizëm

Lezha, një perlë që nuk duhet humbur këtë verë

Ndërthurja e turizmit bregdetar me atë historik e natyror dhe kulinaria e pasur e bëjnë Lezhën një destinacion për turizëm gjithëvjetor. Rreth 38 kilometra vijë bregdetare, male, lumenj e laguna, histori, arkeologji dhe një trashëgimi e pasur kulturore… Lezha mund t’i ofrojë të gjitha në një paketë të plotë turistike.

Me ftesën për të mos humbur turizmin në Lezhë, kryetari i Bashkisë Pjerin Ndreu ndau sot disa pamje spektakolare nga bregdeti i Lezhës. “Sepse Lezha me Shengjinin, Talen, Ranën e Hedhun, lagunën Kune-Vain, është një perlë që nuk duhet humbur këtë verë”, tha Ndreu.

I ndodhur në kryqëzim të rrugëve tregtare, historike e kulturore, pjesë e rëndësishme e kujtesës historike kombëtare, Lezha ka krijuar një përvojë të konsoliduar në fushën e turizmit. Vetëm 53 km larg kryeqytetit, qyteti i Lezhës ofron vlera të mëdha turistike, me objekte historike muzeale, arkeologjike si dhe objekte kulti si Kisha Françeskane e ndërtuar në vitin 1240.

Kalaja e Lezhës konsiderohet më e madhja në Shqipërinë Veriperëndimore si dhe simbol i arkitekturës ushtarake të vonë romake, bizantine e osmane. Ajo ndodhet mbi një kodër rreth 305 metra të lartë dhe rreth 80 metra prapa Kishës Françeskane. Dhe nëse jeni të interesuar për turizmin historik, nuk mund të lini pa vizituar Memorialin e Skënderbeut, i ndërtuar mbi kishën e Shën Kollit, aty ku u varros Skënderbeu në 1468.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Turizëm

“Shqipëria princeshë e re e Lindjes”, Rama: Revista në aeroportin e Parisit mban emrin e Shqipërisë!

Kryeministri Rama ka publikuar në rrjetet sociale disa faqe të një reviste që gjendet në…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Brenda ishullit Sazan: Bunkerët dhe tunelet e Shqipërisë komuniste

Për shumëkënd ishulli Sazan në Vlorë të Shqipërisë ishte mister për dekada. Aty dihej se…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Në Vlorë turistët e huaj nisin plazhin: Ejani shijojeni, është me bukur se Spanja!

Jemi në javën e fundit të muajit mars, por në Vlorë për turistët e huaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Turizëm

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës pritet të jetë gati pranverën e ardhshme

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës po punohet me ritme të shpejta për të qenë gati…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Mediat prestigjoze britanike i bëjnë jehonë turizmit në Vlorë

Daily Express shkruan se Shqipëria pritet për më shumë turistë, The Guardian e liston mes…

LEXO ME SHUME