Categories Sport

PSG bën poker, pa Messi e Neymar: i shkakton Clermont humbjen e parë në histori

PSG është i pandalshëm në këtë fillim të Ligue 1 2021/2022: edhe pa Messin e Neymar, parisienët mposhtën Clermontin e sapo promovuar me një 4-0 të thjeshtë dhe mbeten të parët në renditje, me pikë të plota pas pesë javësh. Në debutimin e Gianluigi Donnarumma si titullar mes shtyllave të skuadrës së Pochettinos, dygolëshi i Herreras dhe firmat e Mbappè dhe Gueye i dhanë fitoren skuadrës vendase. Clermont, nga ana tjetër, mbetet i palëvizur në kuotën tetë pikë.

Gjithçka është e lehtë për PSG në shtëpi kundër Clermontit të sapo promovuar. Me yjet kryesorë të skuadrës: Neymar, Marquinhos, Messi, Paredes apo Di Maria, të pranishëm në tribunat e Parc des Princes pas impenjimeve me Argjentinën e Brazilin në natën mes të enjtes dhe të premtes, parizienët nuk kanë patur asnjë problem të konfirmohen si një ushtri e pandalshme në këtë kampionat.

Në ndeshjen që shënoi debutimin e Gianluigi Donnarumma si titullar mes shtyllave të PSG (portieri italian nuk ka patur shumë punë gjatë 90 minutave), ishte Herrera ai që mori përsipër vendasit dhe nënshkroi një dygolësh të shkëlqyer në minutat e 20 dhe 31’.

Çdo gjë u hipotekua që në pjesën e parë, ndërsa në pjesën e dytë Mbappè, si zakonisht, mbylli llogaritë në minutën e 55 pas një pasimi të Draxler. Tetë minuta më vonë fenomeni francez humbi rastin për të bërë poker ballë për ballë me portierin e Clermont, por parabola e tij doli jashtë. Çështje sekondash, sepse në minutën e 64 Gueye shënoi me kokë, me portë bosh, golin e 4-0. PSG është i pari në renditje me pikë të plota, ndërsa pas një fillimi përrallor të kampionatit, Clermont pëson humbjen e parë në Ligue 1 në historinë e tij dhe mbetet me tetë pikë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Në prag të Final Four, FSHF publikon kalendarin, tre ndeshje në një javë

Tre ndeshje në një javë. Federata shqiptare e futbollit zbuloi dhe kalendarin për 3 javët…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Haaland i rikthehet golave, Man. City fiton 0-2 kundër Nottingham dhe ndjek Arsenalin

Në “City Ground” Nottinghami vendas u mund 0-2 nga Manchester City. “Qytetarët” tanimë janë në…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Distria Krasniqi shpallet kampione e Evropës në xhudo

Distria Krasniqi është shpallur kampione e Evropës në xhudo në kategorinë deri në 52 kilogramë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Gjimshiti: Krenari dhe lumturi, e merituam kualifikimin ndaj Liverpoolit

Atalanta shkroi historinë përballë Liverpoolit. Skuadra e Gasperinit eliminuan skuadrën e Klopp, duke siguruar një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Mario Mitaj flet me zemër: Kam lindur në Athinë, por s’jam grek, E dua Shqipërinë, jam patriot!

Një nga më të mirët në dy miqësoret që Kombëtarja shqiptare zhvilloi, ishte Mario Mitaj.…

LEXO ME SHUME