Categories Sport

PSG i kthehet fitoreve me një goleadë kundër Toulouse

PSG e ka deklasuar sonte me një katër golësh skuadrën e Toulouse. Kampioni francez kështu i rikthehet fitoreve pas humbjes befasuese javën e kaluar. Në këtë ndeshje shkëlqeu Choupe Moting, që shënoi dy gola. Rezultati përfundimtar ishte 4-0

Kampionët në fuqi të Francës i janë kthyer fitoreve pas humbjes nga Rennes javën e kaluar.

Djemtë e Thomas Tuchel dolën në këtë ndeshje përsëri pa asin e tyre kryesor Neymar, derisa Kylian Mbappe bëri paraqitjen e tij të 100-të në Ligue 1.

Pjesa e parë e këtij takimi ishte e qetë dhe pa gola. Katër golat u shënuan në pjesën e dytë të takimit. Goli i parë ishte Choupo Moting në minutën e 50-të, i cili kaloi pothuajse tërë mbrojtjen e Toulouse për të shënuar golin e parë.

Pesë minuta më vonë do të vinte një gol qesharake i Goncalves. PSG-së ju deshën edhe 20 minuta të tjerë për të ardhur te goli i tretë. Kësaj radhe ishte Juan Bernat asistoi për Choupo Moting për të shënuar golin e tretë në minutën e 75-të.

Krejt në fund Marquinhos lë gjurmë në këtë ndeshje pas një asistimi të Di Marias. Goli i katërt shënohet në minutën e 83-të. Kjo është fitorja e dytë e PSG në Ligue 1, të cilën ata e arrisin në xhiron e tretë.

Në javën e katër PSG i shkon Metzit më 30 shtator derisa francezët gjenden në pozitën e tretë në kampionat me gjashtë pikë tri më pak se Rennes që prin me 9 pikë. /GazetaExpress/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME