Categories Sport

PSG vendos, vetëm kështu shitet Neymar

Paris Saint-Germain është e vendosur të kërkojë 222 milionë euro plus bonuse nga Barcelona nëse dëshirojnë të nënshkruajnë me Neymar. AS njoftoi të martën e kaluar se katalanasit, të cilët janë të prirur për të rikthyer brazilianin përsëri në ‘Camp Nou’, kishin paraqitur një ofertë me vlerë 40 milionë euro plus Philippe Coutinho dhe Ousmane Dembele.

Por, sipas burimeve të afërta, PSG nuk është e interesuar në shitjen e 27-vjeçarit për më pak se 222 milionë euro, shifra që ata ranë dakord t’i paguajnë Barçës për ta marrë atë fillimisht në vitin 2017, transmeton lajmi.net. Nëse kampionët e Spanjës do të vazhdojnë të ofrojnë lojtarë si pjesë të negociatave, ‘Les Parisiens’ do të konsideronin vetëm përforcimet në mbrojtje, pasi ata tashmë posedojnë një sërë talentesh në fazën ofanzive, përfshirë Kylian Mbappe, Edinson Cavani, Angel Di Maria dhe Julian Draxler.

Ndërkohë, Barcelona është e gatshme ta falë Neymarin për largimin e dy viteve më parë dhe edicionin e ardhshëm të synojë Ligën e Kampionëve, trofe ky që i mungon që nga viti 2015. Në anën tjetër, kampioni i Ligue 1 nuk është aspak i kënaqur me sjelljet e brazilianit – i cili nuk u paraqit në stërvitje me kohë disa ditë më parë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME