Categories Lajme

Psikiatri: Një anëtare e familjes Josifi mund të ketë vuajtur nga psikoza, Blerta kujton çdo gjë

Pasho Maksutaj PSIKIATRI ka folur në emisionin ABC-ja e Mëngjesit për ngjarjen horror në Kombinat.Maksutaj deklaroi se tre gratë e familjes Josifi kanë pasur një problematikë e konsideruar si psikozë, kur personi e përcakton në mënyrë të gabuar realitetin, duke theksuar se ai përcaktohet nga konkluzione dhe bindje të gabuara “Raste të ngjashme ka pasur. Jo në kuptimin e pasojave të tilla. Por çrregullime të tilla ka pasur.

Unë nuk kam informacione dhe dokumentacione për të përcaktuar gjendjen e tyre. Është një problematikë që ne e quajmë psikozë. Për një gjendje kur personi e përcakton në mënyrë të gabuar realitetin. Realiteti te këta persona përcaktohet me zëra që krijohen brenda trupit të njeriut të cilat janë konkluzione dhe bindje të gabuara. Për shembull një person është i bindur që e ndjek policia dhe në çdo lëvizje që shikon, thotë që është policia. Mund t’i thuash çfarë të duash. Ai beson atë që ka në kokë. Të tjerë kanë bindje që Zoti e ka dërguar për një mision të caktuar. Ai mendon se Zoti i ka thënë që ti do jesh Jezu Krishti i sotëm. Ai mund të mos ketë qenë fare besimtar dhe në momentin që i fillon kjo, sillet si besimtar”, u shpreh ai.

Maksutaj deklaroi se në rastin e familjes Josifi, ka mundësi që njëra prej tyre të ketë qenë e sëmurë, duke induktuar më pas dy pjesëtarët e tjerë të familjes. Ai tha se Blerta do të jetë në gjendje të shpjegojë se çfarë ka ndodhur, pasi në raste të tilla, këta persona nuk e humbin kujtesën.

“Te rasti konkret mundësia është që njëra nga këto fatkeqe të ketë qenë e sëmurë, duke induktuar të tjerat. Kur ndodh në rrethin familjar quhet “folie on famille”. Është psikozë e përcaktuar për herë të parë në Francë. Indoktrinimi mund të ekzistojë, ose jo në këtë rast. Kjo lidhet nëse ka qenë ose jo fetar në atë moment. Në kohën e teknologjisë edhe përmbajtja ndryshon dhe bëhet teknologjike. Besimet reklamojnë jetën, pastaj është problem tjetër si interpretohet. Asnjë nga besimet nuk reklamon vdekjen. Kur kemi një psikozë, medikamentet bazë janë për këtë psikozë. Problemet e psikozave, nuk lidhen me kujtesën. Ato mbajnë mend me detaje. Kujtesën e ka të mirë. Ajo do të arrijë që t’i referojë problemet që kanë ndodhur. Besoj se Blerta do të jetë personi i induktuar dhe largimi i induktuesi e kthjellon”, u shpreh Maksutaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME