Categories Lajme

Psikologë, psikiatër, epidemilogë e mjekë nga Kosova do të nisen për në Shqipëri

Shoqata e Psikologëve të Kosovës, njofton se një grup prej 50 psikologësh, 4 psikatër, 1 epidemiolog dhe 1 mjek, të dielën do të nisen për në zonat e prekura nga kriza që u shkaktua pas tërmetit 6.4 shkallësh të Rihterit, në Thumane, Durrës dhe Tiranë. Në njoftimin për media thonë se nisna bëhet të dielën në orën 5 të mëngjesit.

Në përbërje të ekipit janë:

2 mjekë psikiatër

2 mjekë neuropsikiatër

2 mjekë epidemiologë,

50 psikologë nga Shoqata e Psikologëve të Kosovës në përbërje edhe nga SHBA (PhD), dhe

15 nga Shoqata e Psikologeve të Shqipërisë, që te gjithë profesionistë të shëndetit mendorë me përvojë.

“Aktiviteti ynë ka vazhduar edhe gjatë datës 26 dhe 27 nëntor, me grupe të vogla, por që ky aktivitet do jetë më i madhi i këtij lloji me ç’rast do të bëjmë edhe identifikimin dhe regjistrimin e personave të trajtuar, në data bazë në mënyrë që të ndjekim ecurinë e tyre pas periudhës 4 javore kur është periudha në të cilën personat e traumatizuar mund të shfaqin flash back,, apo ripërjetim të skenave, çka është shumë e rrezikshme dhe si diçka duhet të ndiqet në mënyrë kontinuele me qëllimin e vetëm që ato të mos kalojnë në çrregullime mendore, apo në PTSD”, thuhet në njoftim që e transmeton Koha.net. Në njoftim theksohet se aktiviteti do të jetë i koordinuar me Urdhrin e Psikologut në Republikën e Shqipërisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME