Categories Lajme

Publikohen fotot e mushkërive të dy të rinjve pozitiv

Mjeku i njohur infeksionit Trita Kalo iu drejtua me një mesazh qytetarëve sidomos të rinjve, pas shtimit të rasteve me COVID-19. Kalo ka publikuar skanerët e mushkërive të dy prej të rinjve, nën 35 vjeç, të cilët janë të shtruar te Spitali Infektiv. Përmes një mesazhi mjeku i njohur tregon ditën e tij të ngjeshur, që nis herët në mëngjes me hyrjen në oborrin e QSUT dhe punën e përditshme në spital.

“Një fundjavë si shumë të tjera në këto muaj sfide me Sars-Cov2/Covid-19….Fillon me “gjimnastikën e mëngjesit”, vajtja në këmbë në QSUT sepse mungojnë urbanët, vijon me mbërritjen në pavion ku të pret Anxhi, një prej infermiereve tona të palodhura e cila gjendet aty pas një natë të ngarkuar dhe pas veshjes se PPE-ve në pavion fillojnë vizitat e bisedat për shqetësimet e të sëmurëve jo të pakët të këtyre javëve te fundit”, – shprehet Kalo Mjeku Kalo thekson se “një dukuri e veçantë në ecurinë e këtyre ditëve të kësaj “flame mbarëbotërore”, janë shtimet e rasteve në të rinjtë, nën 35 vjeç”.Ai publikon një CT-Cannereve që u përket pikërisht dy prej tyre. “Kurrë mos të harroni se Sars-Cov2/COVID-19 prek çdo moshë si dhe lëndon me rrezik jetëmarrëse jo vetëm ata me komorbozitete dhe moshat e treta”, – tha ai.

Mjeku Kalo duke i bërë apel qytetarëve shprehet “bëni kujdes vëllezër e motra….Zbatoni me bindje e përpikmëri këshillat e profesionistëve për distancim fizik, higjienë personale, ajrim të mjediseve, ushqim, rehidrim, mbajtjen e maskave në mjediset e mbyllura apo të mbipopulluara”. “Përkujdesuni si për jetët tuaja, por edhe të atyre që gjallojnë pranë jush…Tirana këto kohët e fundit sikur “nuk e ndjen fare” erën e dezinfektimit të rrugëve dhe të mjediseve publike, e jo vetëm…Higjiena kolektive është një domosdoshmëri në këtë sfidë…..Po ashtu miq, kolegë, dashamirës dhe bashkëkombas, Sars-Cov-2/COVID-19 nuk ka ka përkatësi partiake dhe ajo nuk “përkëdhel” të majtët apo të djathtët…Është një virus sëmundje-shkaktues dhe jetë-marrës “Pa dallim Feje, Krahine dhe Ideje”…..Mirëbesimi reciprok dhe ndërgjegjësimi kurrë nuk duhet t’ju mungojë”, – shtoi ai Mjeku Kalo tha se “asgjë nuk është e pamundshme kur ne bëhemi bashkë në përpjekjet tona. Gjelbërimi e frutëzimi i ullinjve në oborrin e spitalit COVID-19, Shërbimi i Sëmundjeve Infektive në QSUT, janë një dëshmitar i këtij optimizmi real”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Korrik 2026

Dashi Dite e kënaqshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Gjerat…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tjetërsimi i pronave! 12 masa sigurie për zyrtarë, ish-zyrtarë dhe përfitues në Kadastrën e Durrësit

Një operacion i gjerë i Prokurorisë së Durrësit ka goditur Agjencinë Shtetërore të Kadastrës në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U paraqit vetë në spital me plagë thike, zbardhet identiteti i të riut në Shëngjin

Një i ri ka mbetur i plagosur me thikë këtë mesditë. Ngjarja ka ndodhur në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia e Beratit ekzekuton 11 masa sigurie, sekuestrohen miliona lekë dhe mijëra euro, ushtrohej aktivitet i këmbimit valutor pa licencën përkatëse

Policia e Beratit ka ekzekutuar 11 masa sigurie në kuadër të një operacioni të zhvilluar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emrat \ Krimi tronditës në Shkodër/ Burri vret me çifte gruan

Pamjet që shihni tregojnë vendin ku ndodhi krimi tronditës sot në Shkodër, ku një 62-vjeçar…

LEXO ME SHUME