Categories Lajme

Publikohen emrat e drejtuesëve që janë shkarkuar nga detyra Shkarkohet nga funksioni si kryetar i PS dega Selenicë, kreu i AKU – Vlorë

Kryesia e Partisë Socialiste ka shkarkuar 11 drejtues të PS në rrethe për neglizhencë, mungesë organizimi, mospërmbushje detyrash e objektivash dhe shthurje në ato degë bashkiake ku drejton opozita.

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të kryesisë së drejtuar nga kryetari Edi Rama.

Disa nga qytetet ku janë shkarkuar drejtuesit e PS;

Selenicë-Nertil Bellaj-njëkohësisht drejtor i AKU-së

Delvinë-Izet Silaj

Memaliaj-Rajmonda Arizi

Pas mbledhjes që zgjati më shumë se një orë në selinë rozë, zëdhënësja e Kryesisë së PS, Elisa Spiropali njoftoi shkarkimet, ndërsa shtoi se janë bërë për shkak të degradimit të marrëdhënies pushtet lokal-qytetarë.

“Ka një degradim të marrëdhënies pushtet lokal-qytetarë dhe po bëhet analizë e punës së drejtorëve dhe e qeverisjes në territor. Ne kemi shkarkuar kryetarë degësh të PS, por nuk e kam listën. Ne nuk kemi opozitë dhe nuk mund të presim lindjen e opozitës që të vendosim gishtin në plagët e qeverisjes lokale apo qendrore ku ka nevojë për ndërhyrje. Drejtuesit politikë do të rrisin prezencën në territor.”

Në mbledhjen e djeshme të grupit të PS, kryeministri Edi Rama u shpreh se ‘disa drejtorë legena po na nxijnë fytyrën’ duke thirrur urgjent mbledhjen e sotme të Kryesisë që solli shkarkimet.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME