Categories Lajme

Publikohen imazhet e para të koronavirusit, u nxorrën nga një person i prekur në Wuhan

Autoritetet kineze kanë publikuar imazhet e  para të koronavirusit vdekjeprurës, që deri tai ka shkaktuar 81 viktima. Qendra Kombëtare e të Dhënave Mikrobiologjike në Kinë, publikoi imazhet mikroskopike të virusit të ri, i cili u nxorr nga një person i prekur në Wuhan, epiqendra ku shpërtheu ky koronavirus.

Kryebashkiaku i Wuhan, Zhou Xianwang, u shpreh se në këtë qytet virusi po transmetohet mes njerëzve me ritme të larta. Deri tani janë konfirmuar 2800 persona të infektuar, por ekspertët paralajmërojnë se problemi mund të jetë shumë më i rëndë, madje se mund të jenë infektuar deri në 100 mijë persona.

Çfarë është Koronavirusi?

Koronaviruset janë një grup i madh virusesh, të cilat njihen gjerësisht në botën e kafshëve, por në raste të rralla ato mund të transmetohen nga kafshët tek njerëzit. Përpara këtij virusi,  bota ka njohur dy Koronaviruse të rrezikshëm si, MERS dhe SARS.
Virusi mund t’i sëmurë njerëzit dhe të krijojë probleme në rrugët e frymëmarrjes, të ngjashme me viruset e rëndomta që prekin popullatën, por shumë të rrezikshme. Përshembull, disa nga simptomat e këtij virusi janë; kolla, dhimbjet e kokës, temperaturë e lartë, dhembje të fytit, të cilat mund të zgjasin për dy ditë.
Për personat me sistem imunitar të dobët, siç janë të moshuarit apo bebet, ekziston rreziku që virusi të shkaktojë sëmundje më të rënda të rrugëve të frymëmarrjes, si pneumonia apo bronkiti.
Personat që janë prekur nga virusi, raportohet se kanë patur të gjithë probleme me frymëmarrjen. Duke qenë se bëhet fjalë për pneumoninë virale, antibiotikët janë të padobishëm.
Mjekët sqarojnë se mund të përdoren ilaçe antivirale, por ato thjesht menaxhojnë simptomat duke i lehtësuar ato, por nuk eleminojnë virusin. Shërimi i pacientit varet nga fuqia e sistemit imunitar.

Si përhapet ky virus?

Virusi përhapet fillimisht nga kafshët tek njerëzit. Shkencëtarët janë të mendimit se virusi MERS u përhap prej gamileve, ndërsa virusi SARS prej maceve.
Virusi përhapet mes njerëzve, pas kontaktit me sekrecionet e personit të prekur. Virusi mund të përhapet nëpërmjet kollës, teshtimave apo edhe nga një shtrëngimi duarsh, përpara se një person i prekur nga virusi të shfaqë shenja, çka e bën më të vështirë virusin për t’u izoluar.

Masat që duhen marrë për të ulur rrezikun e infektimit.

Çdo person duhet të jetë i kujdesshëm dhe të ndërmarrë hapa, për të ulur rrezikun e prekjes nga virusi. Fillimisht duhen evituar personat që janë të sëmurë dhe kontakti i afërt me njerëz që mund të kenë vizituar zonat e prekura më tepër nga virusi. Mundohuni të mos prekni sytë, hundën dhe gojën. Lani duart shpesh me sapun të paktën për 20 sekonda. Nëse jeni sëmurë, qëndroni në shtëpi, evitoni turmat dhe kontaktin me të tjerët. Mbulojeni gojën dhe hundën kur kolliteni dhe tështini. Gjithashtu, disinfektoni objektet që prekni.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U jepte doza të larta insuline pacientëve: Infermierja “serial killer” dënohet me burgim të përjetshëm

Një ish-infermiere që vrau të paktën tre pacientë dhe u përpoq të vriste më shumë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy vjet i zhdukur pa asnjë gjurmë, SPAK veçon dosjen e Ervis Martinajt nga ‘Metamorfoza1’

Prokuroria e Posaçme (SPAK), dha detaje nga mbyllja e hetimeve për dosjen Metamorfoza 1, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dalin sot përgjigjet e Lotarisë Amerikane, si mund të shikoni nëse jeni fitues

Përgjigjet e Lotarisë amerikane DV 2025 dalin këtë të shtunë më datë 4 maj 2024,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër, nëna me 3 fëmijët e mitur largohet pa gjurmë nga banesa

Policia e Shkodrës ka nisur kërkimet për gjetjen e një gruaje së bashku me 3…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohet se vrau gruan, prokuroria italiane kërkon burgim të përjetshëm për shqiptarin

Selami Bodi, vrau në tetor të 2023 bashkëshorten e tij Etleva Bodi. Ngjarja e rëndë…

LEXO ME SHUME