Categories Lajme

Publikohen pamjet: Pro.stitucion me 2 mijë lekë në mes të Tiranës

Ushtrimi i pro.stitucionit në disa prej rrugëve të Tiranës prej kohës është kthyer në një shqetësim për qytetarët. Në disa prej akseve kryesore çdo natë mbildhen vajza që janë gati të kryejnë marrëdhënie kundrejt pagesave që variojnë nga 2 mijë lekë deri në 5 mijë lekë. Shumica e tyre janë meshkuj të shndërruar në femra.

Kanë qenë pikërisht vetë qytetarët ato që kanë denoncuar këtë fenomen shqetësues që prej kohësh ndeshet çdo mbrëmje pas orës 23:30 në rrugët e kryeqytetit.

Më së shumti ushtrohet pro.stitucioni më saktësisht në zonën pas Pallatit të Operas dhe Baletit si dhe përgjatë Bulevardit Zogu i Parë me vajza të shumta dhe meshkuj të shndërruar në femra që shesin trupin e tyre të ndihmuar edhe nga errësira në rrugë.

Madje gjatë ushtrimit të prostitucionit ato janë edhe nën monitorimin e tutorëve që i shfrytëzojnë.

Në orët pas mesnate, kamerat e Report TV kapën dhe momentin kur një patrullë policie i bënte thirrje këtyre vajzave të largohenin nga rruga.

Por sapo patrulla u largua ato u rikthyen sërish në vendin e tyre të punës. Por kur  identifikuan grupin tonë të  xhirimit teksa i filmonte, nuk nguruan të hidhnin ofendime.

Ky rast i shfrytëzimit të prostitucionit nuk është i vetmi në kryeqytet  pasi edhe më parë janë evidentuar raste të tjera të shfrytëzimit për pro.stitucion. Rasti më i fundit  ka të bëjë me rrjetin e pro.stitucionit ku ishte i përfshirë dhe Hermes Nikaj i njohur si “Zogu i Tiranës” që në këtë rrjet luante dhe menaxherit e ku i siguronte klientëve vajza të moshave nga më të ndryshmet që kryenin mardhënie se.k.suale kundrejt pagesave.

JA KRONIKA E REPORT TV

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME