Categories Sport

Publikohet lista e futbollistëve më të shtrenjtë në botë dhe qenka plot surpriza

Pandemia globale ka ndikuar sigurisht edhe në futboll, ku u vendos që ai të ndërprehej deri më 5 tetor. E kjo ndikoi që afatet kalimtare të ndryshojnë dhe çmimet e lojtarëve të zbresin si pasoj e krizave financiare. Shumë klube u përballen me probleme financiare dhe nuk arritën që të transferojnë lojtarët e duhur apo më të shtrenjtë në merkato.

Edhe Liga e Kampionëve u vendos që të fillojë nga mesi i gushtit, e disa lojtarë vendosën që ata të lëviznin pak para fillimit të garës. Disa të tjerë duhej të prisnin deri në fillimin e hapjes zyrtare të kampionatit. Megjithatë, përtej gjithë problemeve, vlera e kartonit të shumë lojëtarëve është në stratosferë në botën e futbollit.

Së fundmi, CIES, Opservatori ndërkombëtarë i futbollit ka publikuar listën e lojtarëve më të shtrenjtë në botë për 2020, një listë e mbushur plotë me surpriza.

Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo janë padyshim dy nga futbollistët më të mirë në historinë e futbollit, por sikundër po pranohet pak nga pak ‘epoka’ e tyre po përfundon. Kështu, ata janë jashtë kësaj liste.

Befasues është fakti se përpara Ronaldos ndodhen lojtarë si Achraf Hakimi i cili është njëkohësisht dhe lojtari më i shtrenjtë në Serie A me një vlerë prej 113,7 milion euro. Ylli portugez vlerësohet me 47 milion euro dhe ndodhet i 131 në këtë listë. Pak më mirë, pozicionohet rivali i tij Leo Messi, në vendin e 97 me 54 milion euro, kjo pasi sulmuesi argjentinas në fund të sezonit i skadon kontrata me Barcelonën.

Në krye qëndron sulmuesi i Man.United, Marcus Rashford që vlerësohet me 165 milion euro. Në vendin e dytë ndodhet Erling Haaland i Borussia Dortmund me 152 milion euro. Lista vijon me Trent Alexander-Arnold, Bruno Fernandes ndërsa vetëm në vendin e pestë renditet Kylian Mbappe me 149,4 milion euro. Në dhjetëshen e parë gjejmë edhe talente si Jadon Sancho, Joao Felix, Alphonso Devis, Raheem Sterling dhe Kai Havertz.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME