Categories Lajme

Publikohet raporti/ “Ka rezultate të prekshme”, Komisioni Europian rekomandon çeljen e negociatave për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut

Komisioni Evropian ka publikuar sot raportin për Shqipërinë, ku vlerëson proçesin e reformave dhe përsërit qëndrimin për çeljen e negociatave për vendin tonë dhe Maqedoninë e Veriut

“Në kuadër të arritjes së një progresi domethënës dhe përmbushjes së kushteve të përcaktuara në mënyrë unanime nga Këshilli Evropian në Qershor 2018, Komisioni Evropian rekomandoi në paketën e tij të zgjerimit 2019 që Këshilli të hapë negociatat e pranimit me Shqipërinë.

Në përgjithësi, Shqipëria ka rritur përpjekjet e saj dhe ka dhënë rezultate të mëtejshme të prekshme dhe të qëndrueshme në fushat kryesore të identifikuara në Konkluzionet e Këshillit në Qershor 2018. Si rrjedhojë, bazat e rekomandimit të Komisionit për vitin 2019 për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë mbeten të vlefshme.”

“Vijon vettingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve, ndërsa janë ngritur, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Këshilli Lartë Gjyqësor dhe SPAK-u, të cilat tashmë janw nw funksion e sipwr. “Deri më tani nga vettingu janë shkarkuar ose kanë dhënë dorëheqjen 60% e gjyqtarëve dhe prokurorëve”.

“Shqipëria ka krijuar institucione të reja për vetëqeverisjen e gjyqësorit, që është Këshilli i i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë si dhe një Këshill për Emërimet në Drejtësi (JAC). Wshwt caktuar gjithashtu edhe Inspektoriati i lartw i Drejtwsisw.

Këto organe të reja të parashikuara në reformën kushtetuese 2016 janë plotësisht funksionale dhe kanë funksionuar në mënyrë efektive përgjatë vitit 2019, duke përmbushur detyrat e tyre kushtetuese dhe ligjore, duke garantuar qeverisjen e pavarur të gjyqësorit, që paraqet një hap thelbësor në zbatimin e reformës në drejtësi”. – thuhet në konluzionet e Raportit

Balkanweb

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME