Categories Lajme

Kampioni i boksit në mbrojtje të Kushtetutës, Demaj: Titullin ja dedikoj 2 marsit, ditës së besëlidhjes

Thirrja e Presidentit Ilir Meta ka risjellë në atdhe shumë shqiptarë nga vende të ndryshme të botës.

Ndër to ishte dhe boksieri Kristian Demaj i cili u shpall kampion ndërkombëtar 3 ditë më parë.

Duke folur nga foltorja në sheshin “Nënë Tereza”, ai ja dedikon titullin kampion datës 2 mars si dita e besëlidhjes shqiptare.

Demaj: Jam i lumtur që ndodhem përpara jush në këtë manifestim kuqezi. Vij këtu përpara jush pas fitores së titullit kampion ndërkombëtar. Vetëm përpara tre ditësh. Dua t’ja dedikoj kësaj dite të shenjtë, 2 marsit, ditës së besëlidhjes kombëtare. Edhe pse nuk kam lindur këtu, zemra ime është vetëm kuqezi. Zemra ime rreh për këtë vend të mrekullueshëm që nuk duhet ta lënë të shpopullohet. Zemra ime rreh për këtë rini që duhet të ndërtojë të ardhmen e saj këtu në atdheun tonë. Shqiponjat duhet të rikthehen dhe të jetojnë në folenë e tyre. Sot është dita e shqiponjave që formojnë besëlidhjen kuqezi. I ftojë të gjithë shqiptarët në të gjithë botën që t’i bashkohen kësaj besëlidhje. Beteja për Kushtetutën është e të gjithëve, beteja për të ardhmen tonë. Të gjithë sëbashku në mbrojtje të Kushtetutës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME