Categories Lajme

Publikohet raporti për vrasjen e Astrit Deharit, analizat zbulojnë gjurmët e një tjetër personi

Është publikuar raporti origjinal i ekspertizës së mjekëve zviceranë për rastin e Astrit Deharit.

Avokati Tomë Gashi ka bërë publik raportin në gjuhën origjinale ku tregohet se si është zhvilluar hetimi dhe si kanë arritur në përfundim se rasti i tij duhet të kthehet në hetim.

Në pikën 2 të këtij raporti, më saktësisht tek kampionet e realizuara mbi orën e markës “MOWATCH”, thuhet se kanë vërejtur se ka ADN të një personi tjetër, shkruan Gazeta Ekspress.

“Kampionet e realizuara mbi faqen e jashtme të rripit dhe kuadrit të orës së markës “MOWATCH”(19-T034971d1) ka mundësuar të kemi një profil të ADN-së së përzier.

Ai është i përbërë nga një fraksion madhor i pjesshëm (14/16 lokuese) me prejardhje nga një person i panjohur që ne e kemi emëruar H1. Ky profil i ADN-së është ndryshe nga ai i z. Dehari ASTRIT (#A.D), një fraksion minor në veçanti është i pranishëm.

Ky megjithatë nuk është i realizueshëm. Kampionet e kryer mbi faqen e brendshme të rripit dhe kuadrit të orës (19-T03497d2) nuk na ka mundësuar të kemi një profil të realizueshëm të ADN-së”, thuhet në raport.

Si përfundim në këtë raport është thënë se nga gjurmët që kanë reaguar negativisht në këtë test, vetëm një profil i ADN-së është fituar ndërsa gjurmët tjera nuk janë analizuar fare.

“Përqindja e ulët e sukseseve të fituara për këto gjurmë sugjeron se procedura analitike e përdorur nga “Agjencia Kosovare e Forenzikës” nuk ishin shumë të ndjeshme. Si ilustrim kjo agjenci nuk i ka analizuar kampionet e realizuara mbi orën e z.Astrit Dehari të cilët, sipas tyre, përmbanin shumë pak ADN.

Ne ia kemi dalë të fitojmë një profil të ADN-së që kishte prejardhje nga një njeri i panjohur i emëruar H1 përmes një kampioni të ri të realizuar mbi të njëjtën orë. Kjo sugjeron se profilet e ADN-ve potencialisht do të mund të merreshin për gjurmët tjera të cilat nuk janë analizuar nga “Agjencia Kosovare e Forenzikës”, thuhet më tutje.

Në raport është thënë se megjithatë është e rëndësishme të saktësohet se nuk është e mundur të përcaktohet kur dhe si një ADN është vendosur mbi një bartës.

Më tej shkruhet se ata kanë analizuar shishen e plastikës, thonjtë e dy duarve dhe një orë të tij.
Nga ana tjetër Sanije Rexha, gruaja e ish-luftëtarit të UÇK-së, Abedin Rexha, i njohur me nofkën Sandokani, njoftoi se do të kërkonte ndihmë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Lozanë ku u krye ekspertiza për ish-aktivistin e VV-së, Astrit Dehari.

Përmes një statusi në Facebook, Rexha shkruan se qeveria e Zvicrës me institucionet e saj ka fituar besimin e qytetarëve të Kosovës.

“Po ashtu, duke parë se Institucioni vendor i Rep.së Kosovës, politika dhe Eulexi e kanë përbuzur dhe diskriminuar skajsmërisht dhe me dyshimin që ka ndërhyrje në trupin e tij, për ta fshehur krimin e rastit do të kërkojmë të bëhet edhe analiza e ADN-ës. Me respekt, Sanije Rexha,”– ka deklaruar ajo.

/Gazeta Express



Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tentoi të djegë gruan dhe fëmijët me benzinë, ja kush është 54-vjeçari i arrestuar në Kamëz

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kamëz një ditë më parë. Policia bën të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Konfirmohet murtaja afrikane e derrave, Ministria e Bujqësisë: Janë identifikuar disa raste në një fermë në Lezhë

Konfirmohen raste të prekjes së derrave të butë nga murtaja afrikane në Shqipëri. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U zbuluan nga përgjimet e Sky ECC, dërgohen për gjykim 4 personat që trafikuan 1 ton marijuanë

SPAK ka bërë të ditur se ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjykim dosjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Si parashikohet të jetë moti sot

Meteorologia Tanja Porja në A2 CNN është shprehur se ditën e sotme pritet një rënie…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dërgohet në gjyq dosja për 58-vjeçarin: Falsifikonte dokumente, pasaporta e vula të institucioneve shtetërore shqiptare e të huaja

Prokuroria e Korçës ka dërguar në gjyq dosjen për 58-vjeçarin me iniciale A. R., i…

LEXO ME SHUME