Categories Sport

Publikohet video skandaloze e mesfushorit të Romës

Mesfushori polak Nicola Zalewski, 19 vjeç, u shfaq në një video skandaloze që aktualisht po qarkullon në rrjetet sociale, në të cilën përmendet trajneri i tij tek Roma, Jose Mourinho. Zalewski shihet në video së bashku me reperin italian Zepa Dembo, i cili i dërgoi një mesazh drejtpërdrejt ekspertit portugez. “Të them të drejtën, ky djalë do “thithë” pak sonte (e ka fjalën për drogë). Mourinho, ne do thithim pak sonte. Do e bëjmë,” tha Dembo. Talenti i Romës vetëm qeshi dhe videoja u postua në profilin në Instagram të reperit italian (ndoshta ka qenë një shaka dhe nuk kanë menduar se mund të sillte pasoja).

Dembo e hoqi shpejt videon nga profili i tij, por ishte tepër vonë, pasi video ishte bërë virale në rrjetet sociale. Kujtojmë, Zalewski doli nga akademia e të rinjve të Romës. Ai luajti rregullisht për të gjitha grupmoshat dhe verën e kaluar iu bashkua ekipit të parë, me të cilët ka luajtur dy ndeshje këtë sezon. Zalewski bëri debutimin me ekipin kombëtar polak muajin e kaluar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME