Pas publikimit të videos së kryebashkiakut socialist të Bulqizës, Lefter Alla, ku ky i fundit shihej teksa thithte k okainë, ka ardhur reagimi i parë nga qeveria.
Ka qenë zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda, e cila i bëri thirrje gazetarit Artan Hoxha të paraqitet në Policinë e Shtetit për të dëshmuar.
E ftuar në emisionin “Byro Politike”, Voda iu përgjigj apelit të mëparshëm të gazetarit Hoxha, i cili i bëri thirrje policisë që të jetë vigjilente, pasi jeta e disa personave mund të jetë rr ezikuar pas publikimit të videos.
Ajo kërkoi që gazetari të japë sqarimet e tij në polici në lidhje me këto kë rcënime.
Zv.ministrja tha:
Sigurisht që kur bëhen paralajmërime të tilla askush nuk mund të qendrojë indiferent. Zoti Hoxha duhet të ketë besim te Policia e Shtetit dhe duhet të paraqitet personalisht para departamentit përkatës dhe duhet të japë sqarime të hollësishme për ato që di për kë rcënimet. Se ndryshe jemi në mosk allëzim kr imi pastaj. Unë i bëj thirrje që të paraqitet para Policisë së Shtetit. Vetëm kështu ne mund të ndihmojmë policinë e shtetit. Ky është mesazhi që unë jap për zotin Hoxha por edhe për të gjithë kryebashkiakët.”
Kujtojmë këtu që gazetari Hoxha e publikoi videon në fjalë disa orë më parë. Ai u shpreh i bindur se në video është kryebashkiaku i Bulqizës, ndonëse ky i fundit e cilësoi s “montazh”.
Hoxha tha pak më parë se disponon edhe pamjet origjinale me rezolucion të lartë, ku dallohet qartë kryebashkiaku, Lefter Alla.
