Categories Lajme

Pulat dhe produktet e detit të importuara nga Brazili rezultojnë me korona

Covid duket se nuk do të zhduket për njëkohë të gjatë nga Kina dhe mbarë bota. Mediat e huaja sëfundmi kanë shkruar se autoritetet në qytetin jugor kinez të Shenzhen, deklaruan se një mostër e marrë nga disa krahë pule të ngrirë të importuara nga Brazili kanë rezultuar me koronavirus. Mishi i pulës u testua nga autoritetet lokale shëndetësore si pjesë e kontrolleve rutinore të importeve të ushqimit.

Ndërsa qeveria lokale e Shenzhen është shprehur se testet e çdo personi që mund të kishte qenë në kontakt me produktin e infektuar si dhe ato pranë tij kishin dalë negative. Por të mërkurën, media shtetërore kineze raportoi se koronavirusi ishte gjetur edhe në qytetin lindor të Wuhu, në paketimin e karkalecave të ngrira të importuara nga Ekuadori.

Këto dy raste kanë shtuar frikën se dërgesat e kontaminuara ushqimore të importuara nga jashtë mund të shkaktojnë shpërthime të reja të Covid-19. Autoritetet shëndetësore në Shenzhen thanë që publiku duhet të marrë masa paraprake për të zvogëluar rreziqet e infeksionit nga mishi dhe prodhimet e detit. Por grupi i parë i rasteve Covid-19, i gjetur në fund të vitit të kaluar, ishte i lidhur me një treg ushqimesh deti në qytetin e Wuhanit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME