Categories Lajme

Punë e shkëlqyer e mjekëve/ 25-vjeçarja nga Tirana, ia del të shpëtojë, pas 3 ndërhyrjesh kirurgjikale të vështira në mëlçi

Pas 30 ditësh të vështira në terapi intensive Arjola 25 vjeçare nga Tirana, ia ka dalë për mrekulli të shpëtojë, pas 3 ndërhyrjesh kirurgjikale të vështira në mëlçi. Lajmin e ka dhënë Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e cila ka vlerësuar punën e shkëlqyer të mjekëve të klinikës 3 të Kirurgjisë prof. Arben Gjata, dr. Endri Shehu, dr. David Bellalla dhe dr. Anesti Caka.

Ministrja Manastirliu thekson se, pas 30 ditësh të vështira në terapi intensive mes momenteve shumë delikate dhe shpresës për mbijetesë, 25 vjeçarja nga Tirana ja ka dalë për mrekulli të shpëtojë, pas 3 ndërhyrjesh kirurgjikale të vështira në mëlçi”. “Punë e shkëlqyer e ekipit të mjekëve të klinikës 3 të #Kirurgjisë prof. Arben Gjata, dr. Endri Shehu, dr. David Bellalla dhe dr. Anesti Caka”, shton Manastirliu. “Shërim të shpejtë Arjola. Krenare për mjekët”, thekson ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu. /gj.mima/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME