Categories Lajme

Punësoi Zaiminën si specialiste tek ujësjellësi Shijak, kryebashkiaku: Nuk do ketë tolerime për familjet që kanë lidhje të paligjshme

Kryebashkiaku i Shijakut, Elton Arbana ka nisur një aksion të fuqishëm në zonën ku drejton për lidhjet e paligjshme të ujit. Ndërkohë që rrjeti ‘zien’ pas punësimit të këngëtares Zaimina Vasjari si specialiste në drejtorinë e Ujësjellës Kanalizime në Durrës, në degën e Shijakut, Arbana ka vendosur tu përgjigjet kritikëve me një aksion kundër lidhjeve të paligjshme të ujit të pijshëm.

Krah një fotoje ku shihet me kokën e ulur mbi tavolinë, kryebashkiaku i Shijakut paralajmëron se nuk do të ketë aspak tolerime për të gjithë familjet apo bizneset që kanë lidhje të paligjshme.

“Nga sot nis aksioni për heqjen e lidhjeve të paligjshme të ujit të pijshëm. Furnizimi me ujë të pijshëm duhet të sistemohet sa më parë. Për këtë i kam kërkuar Drejtorisë së Ujësjellësit për të bërë kallëzim penal për të gjithë familjet apo bizneset që kanë lidhje të paligjshme.

I bëj thirrje qytetarëve të cilët nuk kanë formalizuar ende lidhjen e ujit të pijshëm brenda rregullave, të paraqiten pranë pikave të kujdesit ndaj klientit të Ujësjellësit, sepse nuk do të ketë asnjë tolerim për të gjitha ata që abuzojnë me këtë pasuri publike.

Furnizimi me ujë të pijshëm ka qenë një problem i vazhdueshëm në Shijak. Me investimet që po bëhen është përmirësuar situata, deri në zgjidhjen përfundimtare të këtij problemi. Ku ka vullnet, ka zgjidhje!”- shkruan Arbana.

Mos vallë do shohim në terren këngëtaren Vasjari? Zaimina Vasjari është emëruar specialiste në drejtorinë e Ujësjellës Kanalizime në Durrës, në degën e Shijakut, prej datës 10 qershor. Ky punësim nuk i ka shpëtuar rrjetit, i cili ka nisur me ironinë, pa u kursyer fare, duke i kthyer fotot e këngëtares në ‘Meme’.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME