Categories Lajme

Punonjësi i Policisë së Shtetit shantazh qytetares: 3 milionë lekë ose të publikova fotot nudo

Emisioni Fiks Fare solli rastin e një zonje e cila është shantazhuar nga një punonjës i Policisë së Shtetit, i cili bashkë me të shoqen i kanë marrë qytetares 3 milion lekë të vjetra. Zonja tregon për Fiksin se policin dhe të shoqen i njohu kur punonte në treg dhe ata po kërkonin për qiraxhinj. Kështu në apartamentet që ata jepnin më qira çoi njerëz të saj. Denoncuesja qiraxhinjtë i kishte të afërm dhe shkonte shpesh i vizitonte, pasi ata e morën vesh këtë filluan ta shantazhonin duke i thënë se kemi video të tuat që vjen në banesën, por më kryesorja se ata kishin foto nudo të saj duke e shantazhuar. Polici bashkë me të shoqen për mospublikimin e tyre i kërkonin denoncueses 3 milion lekë të vjetra.

Në këto kushte denoncuesja pohon se ua dha paratë që kërkuan , por që më vonë mësoi nga rrethi i saj shoqëror se polici u kishte treguar miqve të tij se dispononte foto të saj nudo, madje u kishte treguar që e kishte shantazhuar dhe se ishte paguar. Për ta vërtetuar këtë, ajo takon sërish personi që i ka treguar. Ai i thotë se polic Jonuzi kishte në telefon foto të saj nudo dhe se po ai vetë i kishte thënë që e ka shantazhuar qytetaren. Fiksi solli me zë dhe figurë këtë person kur thotë se Jonuzi kishte video dhe foto. Qytetarja e shantazhuar ju dha gazetarëve të Fiksit një deklaratë, që gruaja e policit kishte firmosur në të cilën thuhej se denoncuesja i ka dhënë 3 milionë lekë se jua kishte borxh dhe po në të njëjtën deklaratë, gruaja e policit , Liri Koçi thotë se nga ai moment nuk ka më prova se qytetarja ka lidhje me të shoqin. Kështu ata deklaruan se paratë i morën për atë që qytetarja pretendoi në emisionin investigative.

Në përballje me bashkëshortët Koçi, qytetares ju mohua se ata kishin marrë para, madje sipas tyre as borxh nuk i kishin marrë e as dhënë. Ndërkohë në një telefonatë me gazetarët , punonjësi i policisë z.Jonuz Koçi në fillim thotë se zonja ua ka patur borxh, pastaj pranon se kanë prova që zonja ka hyrë në shtëpinë e tyre, madje e shkruajtën në deklaratë këtë gjë që zonja të ishte e qetë. Pas telefonatës me gazetarët polici takon të afërmin që i tregoi për fotot dhe shantazhin dhe bashkë me të shkruajnë një deklaratë në emër të zonjës, ku ajo thotë se nuk ka pretendime për paratë dhe nuk denoncon në emision investigativ. Punonjësi i policisë nuk pranoi të fliste me gazetarët edhe pse këta të fundit e ndaluan në rrugë dhe i kërkuan një përgjigje./ Top Channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME