Categories Lajme

Punonjësit e uzinës së Ballshit paralajmërojnë: Pas datës 10 shkurt fillojmë grevën e urisë

Pas disa muaj protestash ku kërkojnë pagat e prapambetura, naftëtarëve së uzinës së Ballshit, u jepet si zgjidhje ndryshimi i rradhës i kompanisë që menaxhon rafinerinë. Kjo është përgjigja e marrë në takimin e zhvilliar në Tiranë me zëvendësministrin e infrastrukturës, Ilir Bejtja.

”Se deri ku kanë vajtur bisedimet, zëvendësministri nuk na e tha, por tha se kanë filluar bisedimet me një kompani tjetër”, tha njëri nga punonjësit.

Kompanitë që menaxhojnë uzinën janë ndryshuar disa herë ndaj për naftëtarët, kjo ishte një tjetër përcjellje.

”Këtu ka punonjës që janë heronj, kanë 40 vjet që kanë punuar në uzinën e Ballshit. Nuk është në fatin tonë që  të zgjedhim kompaninë që do operojë.

Këtu ka pasur palë ndërjmetësë gjithë kohën, këtë kërkojmë nga shteti”, thanë ata.

Shpresa e humbur i bën që të paralajmërojnë grevë urie para rafinerisë së Ballshit, pas datës 10 shkurt.

”Do bëjmë një grevë pa afat duke lënë 3000 familje pa drita dhe pa ujë. Kaq mundësi kemi. Kemi nënshkruar një kontratë që është sektor jetik dhe përgjigjemi penalisht. Atëherë, mos të marrim lekë, të shkojmë dhe në burg, kjo vetëm në Shqiperi bëhet”, thanë punonjësit.

Nxjerrja dhe përpunimi i karburantit konsiderohet si aktivitetet më fitimprurëse në vend, por pavarësisht kësaj në Shqipëri punonjësit e këtij sektori nuk mundet të marrin as pagat e tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME