Categories Showbiz

“Për ne Rai ka qenë dritarja e lirisë”, Alketa Vejsiu: Sanremo, një ëndërr për të cilën kam punuar që fëmijë

Gjatë natës së tretë të festivalit të Sanremos në krah të Amadeus do të jenë prezantuesja shqiptare Alketa Vejsiu dhe Georgina Rodriguez, partnerja e Cristiano Ronaldos, që nuk ishte prezente në konferencën për shtyp të organizuar, sepse është akoma e pasigurt për italishten e saj.

Zgjedhja e dy femrave të huaja nuk është e rastësishme, sepse Festivali i transmetuar në të gjithë botën do të jetë present në shtëpitë e telespektatorëve në shumë vende. ‘Georgina kishte disa impenjime këtë mëngjes por do vij shpejt-shton Amadeus-Për mbrëmjen e sotme, që i kushtohet historisë dhe muzikës italiane, kemi dashur të kemi dy femra jo italiane. Sepse Sanremo është e famshme në të gjithë botën dhe si Alketa ashtu edhe Georgina më kanë treguar që prej vitesh dëgjonin muzikën e festivalit. Kështu që është një nder i madh për ne dhe për Sanremon jashtë vendit. Georgina nuk e zotëron italishten si Alketa, që do të prezantojë me muaj këngët dhe që do të jetë në skenë me mua’. A do të jetë futbollisti juventin në radhë të parë? ‘Besoj që Ronaldo do të shohë nga shtëpia, nuk e kam numrin e tij të telefonit’, shton Amadeus.

Prezantuesja shqiptare Alketa Vejsiu është entuziaste për të filluar këtë aventurë dhe shton: ’Mbi të gjitha falenderoj Rai-n dhe Amadeus për këtë ftesë të veçantë që më kanë bërë, që është një ëndërr e një kombi të tërë. Në Shqipëri Sanremo ka qenë një kolonë muzikore për shumë vite. I njohim mire këngët tuaja dhe jetojmë me radion dhe televizionin italian. Për ne Rai ka qenë dritarja e lirisë’ u shpreh Vejsiu ndersa shton: ’Sytë e shqiptarëve sot do të jenë me ju dhe edhe ato të atyre që jetojnë në Itali, që janë 600 mijë. Ky është një çmim për karrierën time, një ëndërr për të cilën kam punuar që fëmijë, duke studiuar shumë gjithashtu’.

’Ti je një nga ata që i bën gjërat me zemër, i përulur dhe profesional, siç t’i je, ka pak. Jam e lumtur, që jam pritur kaq ngrohtë si vetëm ju dini të prisni. Jam shumë e lumtur, jam në qiell të shtatë. Të jem në këtë kast drejtuesish është një privilegj i madh për mua’, mbyll Alketa fjalën e saj në konferencë që i paraprin mbrëmjes së tretë të Sanremo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME