Prefekti i Qarkut Vlorë ka zhvilluar takim me Dr. Paolo Bonuomo, President i Sektorit të DS Fipsas Cmas (Federatës Italiane për Aktivitetet Nënujore) dhe Arch. Mario Fedele, anëtar i Komitetit të sektorit DS Fipsas Cmas (Federatës Italiane për Aktivitetet Nënujore), të cilët ndodhen në Vlorë për të parë dhe eskploruar mundësi reale për zhvillimin e aktivitetit të zhytjes në gjirin e Vlorës dhe në Rivierën e Jugut.
Gjatë takimit u diskutua rreth mundësive për të krijuar një urë bashkëpunimi midis Federatës Italiane të Zhytjes me aktorët lokal, në Vlorë me qëllim promovimin e turizmit nënujor në gjirin e Vlorës, zhvillimin e kësaj industrie në mënyrë të qëndrueshme, rritjen e edukimit dhe informimit për pasuritë nënujore duke bashkëpunuar me Universitetin “Ismail Qemali” për përfshirjen e studentëve në aktivitete profesionale, edukimi dhe ndërgjegjësimi për aktivitetet nënujore.

