Categories Lajme

Punonjësit në grevë 24 orëshe, anulohen qindra fluturime të Alitalia

Agjencia italiane e fluturimeve “Alitalia” është përfshirë sot nga një grevë 24 orëshe e punonjësve të saj që aderojnë në disa grupe sindikaliste. Për ditën e sotme është parashikuar anulimi i 198 fluturimeve edhe pse kjo kompani fluturimi garanton udhëtimet në dy fasha të caktuara të ditës nga ora 07:00-10:00  dhe nga ora 18:00-21:00.

Rrjedha e kësaj greve 24 orësh ka detyruar “Alitalian” të anulojë dhe 14 fluturime në mbrëmjen e 8 tetorit, ashtu dhe anulimin e 8 fluturimeve në gjysmën e parë të ditës më datë 10 tetor.

Greva 24 orëshe mund të shkaktojë dhe vonesa në fluturimet gjatë dy fashave kohore të garantuar nga “Alitalia” , e cila për të limituar problemet me pasagjerët, ka aktivizuar një plan të jashtëzakonshëm pune që parashikon fluturime me avionë më të mëdhenj në linjat kombëtare dhe në disa linja ndërkombëtare me qëllim që pasagjerët të udhëtojnë sa shpejt e mundur në destinacionet e prenotuara.

Në listën e fluturimeve të anuluar deri më tani nga Alitalia nuk shfaqen udhëtime për nga Tirana. Megjithatë gjatë ditës kjo listë  mund të pësoj ndryshime . Në shërbim të pasagjerëve “Alitalia” ka vënë në dispozicion dy numra telefoni si dhe informon se do të rimbursojë çmimin e plotë të biletës nëse udhëtimi ka pasur një vonesë mbi 5 orë ose udhëtarët mund të modifikojnë orarin e udhëtimit në rast se fluturimi i tyre ka vonesa apo është anuluar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME