Një 45-vjeçar nga fshati Potom në Skrapar është aksidentuar teksa punonte tokën e tij me frezë.
Mësohet se nga pakujdesia, Lame Brahos i ka rënë freza në këmbë duke i shkaktuar prerje të shumta.
Pasi ka marrë mjekimin e parë nw Spitalin e Skraparit, i plagosuri Lame Braho është transportuar në Spitalin Rajonal Berat, ku ndodhet në Repartin e Kirurgjisë. Mjekët deklarojnë se gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.
