Categories Lajme

Punonte si kopshtar kanabisi për të shlyer borxhin 20 mijë paund në Shqipëri, dënohet i riu shqiptar në Britani

Një i ri shqiptar në Britaninë e Madhe u dënua me dy vjet e gjashtë muaj burg pasi u kap në një shtëpi bari në Cardiff.

Gjysmën e dënimit do ta vuajë në paraburgim para se të lirohet me licencë për pjesën e mbetur të dënimit.

Arrestimi i tij u bë me 13 mars 2023. Oficerët e policisë bastisën 21 Afrika Gardens në Cardiff dhe arrestuan Xhulio Shehaj, 26 vjeç.

Në pronë u gjetën 206 bimë kanabisi.

Shehaj kishte mbërritur nga Shqipëria në Britaninë e Madhe në fund të vitit 2020 për shkak të problemeve të tij me borxhet dhe çështjeve të tjera që përfshinin anëtarët e familjes.

Ai u miqësua me meshkuj të tjerë shqiptarë të cilët e njohën me mundësinë e fitimit të parave përmes prodhimit të kanabisit dhe më pas u vendos në këtë pronë të veçantë.

Në gjykatë ai ka pretenduar se këtë punë e kishte të nevojshme për të shlyer borxhin 20 mijë paund.

Në seancën dëgjimore të Gjykatës së Kurorës së Kardifit, e cila u mbajt në Gjykatën e Magjistraturës Merthyr të mërkurën, u tha se ngritja e fabrikës ishte “e sofistikuar”.

Gjashtë dhoma në shtëpi ishin shndërruar në “dhoma rritjeje”, ndërsa kuzhina ishte shndërruar në një dhomë gjumi.

Shehaj, i cili nuk kishte vendbanim të caktuar, ishte i vetmi person i pranishëm në pronë në momentin e bastisjes.

Policia gjeti gjithashtu një çantë shpine që përmbante gjashtë shirita elastikë të përdorur për paketimin e parave cash, si dhe telefona celularë.

Telefonat janë ekzaminuar dhe pas kësaj prokuroria pranon se i pandehuri nuk kishte një rol drejtues apo kryesor në kultivimin e drogës, por gjyqtari ndërkohë tha se përkundër rolit të kufizuar të tij nuk ka asnjë provë që ai është angazhuar me presion, detyrim ose frikësim apo që nuk ishte në dijeni të veprimtarisë dhe përmasave të këtij operacioni.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 12 Shtator 2026

Dashi Nuk është dita më e mirë për të vepruar të vetëm dhe për të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME