Categories Lajme

Punonte si shofer taksie në Londër, kosovari fitoi një veturë prej mbi 90 dollarësh

Një shofer taksie në Croydon mbeti “i shokuar”, pasi iu tha se ai kishte fituar një makinë me vlerë më shumë se 90,000 dollarë, në natën e Vitit të Ri.

Sipas mediave britanike, Lufti Burniki kishte mbetur pa fjalë kur iu tha që kishte fituar një Tesla Model S, i cili mund të arrijë 62mph (100km/h) në vetëm 2.7 sekonda. Siç është bërë e ditur më tej, 44-vjeçarit, i cili jeton në Broad Green me gruan dhe dy fëmijët e tij, iu dhanë gjithashtu 20,000 dollarë para të gatshme.

“Ishte thjesht një ndjenjë e mahnitshme”, citohet të ketë thënë ai. “Unë do t’i përdor ato [paratë] për të marrë gruan dhe fëmijët e mi në një festë diku larg në vitin 2020 – diku nuk kemi qenë kurrë më parë”.

Burniki thuhet se fitoi çmimin pasi u fut në garën e makinave të ëndrrave BOTB, një kompani me qendër në Fulham e cila ka dhuruar qindra makina që kur u hap në vitin 1999.

Ka qenë prezantuesi Christian Williams ai që ka vizituar shtëpinë e Burniki, ku ai ka jetuar për 10 vitet e fundit, të martën e kaluar (31 dhjetor) për t’i dhënë atij lajmin e mirë. Sipas mediave britanike, Burniki ishte duke i mbushur çantat në atë kohë, i gatshëm për një largim për të vizituar motrën e tij në Belgjikë.

I lindur në Kosovë, Burniki ishte zhvendosur në Mbretërinë e Bashkuar më shumë se 20 vjet më parë dhe tani jeton me gruan e tij, Valjeta, 41 vjeçe, dhe dy fëmijë, Benin, 14 vjeç dhe Yllkën, 12 vjeçe. Megjithatë, njeriu i familjes nuk do të përdorë veturën e tij të re si taksi. Ai do të vazhdojë të drejtojë një Volkswagen Sharan kur punon dhe të përdorë Tesla-n për shërbime të familjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME