Jo më larg se një javë më parë, një video ku shfaqej gazetarja e “Tv Apollon” duke shpërthyer në të shara në studio bëri xhiron e rrjetit.
Marsela Topi është ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Soirée” për të folur për herë të parë publikisht se çfarë ka ndodhur konkretisht, se si është ndjerë ajo dhe pse mendon se videoja është bërë publike.
“Je mërzitur ti nga kjo histori?”, e ka pyetur Jonida Shehu.
Marsela Topi: – Absolutisht.
Jonida Shehu: – E ndjen që je bërë e famshme përtej Fierit, përtej televizionit ku ti punon?
Marsela Topi: – Nuk kisha nevojë për këtë lloj pompoziteti, gjithsesi erdhi vetëvetiu, meqë erdhi, mirëserdhi.
Jonida Shehu: – Ata të televizionit çfarë të thanë?
Marsela Topi: – Ata më thanë që asnjë reklamë nuk është e mirë, asnjë reklamë nuk është e keqe, kështu që kaloje me sportivtet.
Jonida Shehu: –Ti vetë si u ndjeve?
Marsela Topi: Në fakt nuk e prisja që të jem realiste sepse ishte në regjistrim dhe nuk është fare në natyrën time sepse unë jam natyrë shumë serioze.
Më tej gazetarja e “Tv Apollon” është pyetur nga Jonida Shehu se kush mendon se e ka nxjerrë dhe pse mendon se është sulm politik.
“Është sulm politik sepse jam një zë objektiv në një qyet socialist”, është shprehur Marsela.
“Kush të sulmon ty PS-ja apo PD-ja?”, e ka pyetur Jonida Shehu.
“Janë bërë bashkë ndoshta, sepse në qoftë se më përpara mendonin se mund të isha demokrate, përpiqesha që t’ua shpjegoja që është tjetër të jesh zë demokrat dhe tjetër është të jesh demokrate, por nuk arrinin dot t’i ndajnë.
Megjithatë unë nuk kam qenë asnjëherë partizane të asnjë interesi partie”, ka përfunduar Marsela Topi.