Categories Showbiz

Iris Luarasi u kërkon falje katër VIP-ave, i shkon Jonida Shehut në emision: Mendova se nuk do t’ju bënte përshtypje

Deklarata e Iris Luarasit disa ditë më parë se kishte ngelur në provime edhe disa ish-studentë të saj që sot i përkasin botës së spektaklit, muzikës, showbizzit etj, ka ngjallur reagime të shumta në rrjet ndërsa nuk munguar edhe e atyre që u është përmendur emri. Por ajo çfarë na suprizoi të gjithëve mbrëmë ishte shfaqja e Luarasit në emisionin e njërës prej ish-studenteve të saj që e kishte ngelur dhe që i kishte përmendur emrin.

Pedagogia ishte ftuar në emisionin “Soiree” të Jonida Shehut, ndërsa ka sqaruar se ajo çfarë kishte thënë nuk kishte motive dashakeqase, duke argumentuar se pse deklarata e saj u keqkuptua. Luarasi tha ndër të tjera se i ka kontaktuar të katër studentët që ka përmendur në telefon duke iu kërkuar falje si dhe ka shtuar se kishte pritur që diçka e tillë e thënë prej saj ka menduar se nuk do të bënte aq shumë përshtypje.

“Në fund fare unë ju kam vlerësuar me 10-të. Do thoja që ju të katërt në fakt nuk keni qenë ngelsa, por keni qenë studentë shumë të mirë dhe kur po shikoja emisionin në YouTube aty e pashë që shtangisti që kisha përballë nuk më lejonte që të vazhdoja fjalinë time dhe të thoja që nuk kanë ngelur për rezultatet në mësime, kanë ngelur për çështje mungesash. Iku historia, u bë lajm, nuk pati më kohë që të sqarohej. Unë të falenderoj shumë në fakt që më ke thirrur sot për ta sqaruar. Ju mora të katërve, përfshirë edhe ty dhe ju kërkova falje sepse nuk e mendoja që një gjë e thënë me aq shumë sportivitet edhe me aq shumë dashuri në fakt pa dashur në mënyrë absolute t’ju prishja imazhin. Ti mendon që kur ke një famë kaq shumë të madhe, saç keni ju të katërt, kjo gjë nuk të bën më përshtypje, sepse mendon se kjo është një gjë që ka ndodhur në të kaluarën dhe që e merr me sportivitet”, tha Luarasi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

5 vite i zhdukur/ Ja çfarë ka ndodhur me Renato Mekollin

Prej janarit të vitit 2021, shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli, ishte zhdukur plotësisht…

LEXO ME SHUME