Categories Politike

Basha takim me Drejtorin e NDI për Europën Juglindore: Zgjidhja e krizës kalon përmes zgjedhjeve të lira

“Derisa të jetë anëtare e Bashkimit Europian, para zgjedhjeve Shqipëria duhet të ketë një qeveri tranzitore që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

Kështu ka deklaruar kreu i PD-se, Lulzim Basha, gjate takimit që zhvilloi me Drejtorin për Europën Qendrore dhe Lindore të institutit demokratik amerikan NDI, z. Robert Benjamin.

Me një postim në Facebook, Basha, bën me dije se në takim është diskutuar kriza politike në vend, e sipas kryedemokratit, “zgjidhja e të cilës kalon përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”.

Postimi i Bashës:

Me Drejtorin për Europën Qendrore dhe Lindore të institutit demokratik amerikan NDI, z. Robert Benjamin diskutuam krizën politike në vend, zgjidhja e të cilës kalon përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Derisa të jetë anëtare e Bashkimit Europian, para zgjedhjeve Shqipëria duhet të ketë një qeveri tranzitore që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në këtë mënyrë do ti pritet rruga presionit ndaj votuesve dhe ndaj administratës, keqpërdorimit të fondeve publike dhe aseteve shtetërore dhe rolit të personave me rekorde kriminale dhe grupeve kriminale. Ndarja e politikës nga krimi është jetike për votën e lirë.

Ndava shqetësimin e opozitës për vonesat në ngritjen dhe funksionimin e SPAK dhe BKH që do të hetojnë krimin dhe korrupsionin në nivele të larta dhe vendosmërinë e Partisë Demokratike dhe opozitës së bashkuar që pasuritë që ka vendi dhe potencialin e jashtzakonshëm njerëzor ti vëmë në të mirë të qytetarëve dhe jo në funksion të një grushti pushtetarësh të korruptuar dhe oligarkësh.

Me ndihmën e çmuar të SHBA do të arrijmë ta kthejmë Shqipërinë në një demokraci funksionale dhe pasuritë e saj në zhvillim dhe mirëqenie për çdo familje shqiptare.

Përfaqësuesit e Institutit Demokrat ndanë shqetësimin me të cilin po ndiqet në SHBA kriza politike në vend dhe konfirmuan gatishmërinë për të dhënë kontributin e tyre për zgjidhjen e saj dhe forcimin e demokracisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME