Categories Lajme

Pushohen hetimet për ish-drejtorin e kadastrës Durrës, Liridon Pula

Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka pranuar sot kërkesën për pushimin e hetimeve në ngarkim të ish-drejtorit të Kadastrës Liridon Pula dhe Shefes së zyrës Juridike Lusiena Kolaj ndaj procedimit penal 1976 të vitit 2019. Lusiena Kolaj u ndalua në 20 shtator 2019 , ishte gjykata e Apelit ajo qe i nxori veprimet e kryera nga ana e prokurorit Arjan Ndoji si të paligjshme dhe vendosi rikthimin e saj në detyrë duke e lënë në masën detyrim paraqitje.

Liridon Pula u la në arrest me burg nga ana e gjyqtares Besjana Garxenaj duke mos u shqyrtuar asnjë provë e fakt në lidhje me ngjarjen në fjalë , masë të cilën e ndryshoi gjykata e Apelit Durrës. Sot Liridon Pula dhe Lusiena Kolaj fituan betejën e tyre ndaj veprimeve te para hetimore ku ata ngritën zërin  se veprimet e marra nga ana e prokurorisë së Durrësit ishin arbitrare dhe të kundraligjshme.

Theksojmë se për ngjarjen reagoi kryeministri i vendit dhe zv/kryeministri ishte prezent në seancën e masës së sigurimit të bërë në 2019. Vendimi për pushimin e hetimeve ndaj Liridon Pulës dhe Lusiena Kolaj u dha sot në orën 15.00 nga gjyqtar Rexhep Bekteshi. Pushimi i hetimeve çoi në përfundimin se këtë dy shtetas nuk kanë kryer vepër penale dhe nuk ka asnjë fakt të shpërdorimit të detyrës. /abcnews.al/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME