Categories Showbiz

“Puthja e parealizuar me Arben Imamin dhe si u hoq figura e Tartarit për shkak të lidhjes së Silva Turdiut me djalin e Mehmetit”, rrëfimi i Anisa Markarian

Aktorja Anisa Markarian, e njohur dhe e dashur per publikun me rolet e spikatur ne shume filma, në një intervistë të fundit për ‘Sot 7’ ka treguar nje skene te pathene me pare, teksa xhironin filmin “Në çdo stinë”, per nje puthje qe nuk u realizua dhe per skenat e hequra qe lidheshun me figuren e profesor Kreshnik Tartarit, për shkak të problemit qe doli aso kohe me Silva Turdiun.

Ajo tregon se regjisori Viktor Gjika donte patjeter nje puthje ne film, mes saj, ne rolin e Zanes dhe Arben Imamit, ne rolin e Bardhylit.

“Viktori donte patjetër një të puthur ndërmjet Zanës dhe Bardhylit, nuk isha aspak kundër. Në skenën që ndërtoi, ajo që nuk më pëlqeu ishte që kur bjen sirena kjo duhet të vraponte e ta puthte. I thashë pse duhet të kem frikë ndërkohë që më ke nxjerrë sportiste, në zbor, pse duhet të kem frikë nga kjo sirenë ndërkohë që po të më vesh afër me personin, do t’ia mbështes kokën te gjoksi. Dhe aty mund të… Nuk iu mbush mendja, kishte mendjen e vet. As aktori që luante Bardhylin (Arben Imami) nuk e pranoi”, tha ajo.

Pyetur nese ka ruajtur raportin me aktorin Imami, Markarkian pergjigjet:

“Me Arbenin ruaj njohjen, nuk kam komunikuar më që kur kam ikur nga Shqipëria. Kam ndjekur karrierën e tij politike por nuk kam asnjë lidhje”.

Duke u ndalur ne anen e saj si volejbolliste ne rol, Anisa tregon se si u hoq nga filmi figura e Kreshnik Tartarit, pasi mendohej se ai kishte favorizuar dhe mbajtur sekret lidhjen e Silva Turdiut me djalin e Mehmet Shehut, por e gjitha përfundoi kur Mehmet Shehu vdiq.

“Mua më dhembi, por jo se isha unë, filmi nëse një person pësonte dicka politikisht, pritej. Dhe ky film fatkeqësisht për shumë vite, u hoq figura e profesor Tartarit për shkak të problemit me Silva Turdiun, u hoqën fare. Kreshnik Tartari nuk duhej të qendronte sepse ishte fajtor që kishte favorizuar këtë dashuri”- thote ajo, duke shtuar se me pas skenat u plotesuan.

“Viktori i kishte ruajtur bishtat që i themi ne. Vrau veten Mehmet Shehu, u rehabilitua profesori i dashur dhe ju keni fatin ta shikoni me sekuencat e profesorit”, rrëfeu aktorja e njohur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME