Categories Lajme

U kthye nga Holanda por ‘humbi’ në mes të Tiranës, ja provat e reja nga zhdukja e “labit”

Dy javë më parë, emisioni “Uniko” nga Spartak Koka trajtoi historinë e 33-vjeçarit Tauland Maze, i njohur edhe me identitetin tjetër Entoni Janushi, i cili rezulton i zhdukur prej 5 vitesh. Ai ishte parë për herë të fundit pranë Koopshtit Zoologjik në Tiranë më 19 Janar 2015, kur dhe bëri denoncim babai i tij.

Nga burime konfidenciale, emisioni “Uniko” ka mundur të zbulojë vendndodhjet e tjera të Enton Janushit, ditën kur u raportua si i humbur. Po atë ditë, 3 orë më vonë pasi kishte takuar prindërit në një lokal, ai u largua drejt bregdetit.

Tabulatet e tij telefonike tregojnë se 33-vjeçari ka qenë në zonën e Vollgës dhe ish-Kënetës në Durrës në orën 15:54 minuta. Prej këtej, Entoni zhvendoset në një tjetër qytet. Rreth 45 minuta më vonë, 33-vjeçari shfaqet në Shqipërinë e Mesme. Qelizat e tij telefonike tregojnë se ai ndodhej në Peqin.

Në të dyja rastet, nuk ka informacion nëse Enton Janushi ka qenë i shoqëruar apo i vetëm. Prej këtij momenti, sinjali i tij është zhdukur. /klanplus

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME