Categories Bota

Putin dёrgon kartolina nё gjysmёn e botёs

Presidenti i Rusisё Vladimir Putin nё letrat e tij pёr vitin e ri pёrdor tone pajtimi: Ai i ofron SHBA-sё bisedime tё zgjeruara, edhe me Gjermaninё ai do tё vazhdojё “bashёpunimin e mirё”.

Nё letrёn dёrguar me rastin e vitit tё ri presidentit tё SHBA-sё Donald Trump, presidenti rus Vladimir Putin, ka sinjalizuar gatishmёri pёr bisedime. Ai ofron bisedime pёr njё “agjendё tё zgjeruar”, deklaroi Kremlini. “Marrёdhёniet janё njё faktor i rёndёsishёm pёr stabilittin strategjik dhe sigurinё ndёrkombёtare”, thuhet nё komunikatёn pёr shtyp.
Raportet mes Moskёs dhe Uashingtonit prej vitesh janё tё kёqia. Trump pёrballet me akuzat pёr njё afёrsi tё tepruar me Rusinё. Sipas kёtyre akuzave Moska ka ndёrhyrё nё fushatёn elektorale 2016 nё favor tё Tumpit. Nё tetor Trump kёrcёnoi me anullimin e marrёveshjes 30-vjeҁare tё ҁarmatimit, nё tё cilёn tё dyja palёt deklarojnё heqjen dorё prej raketave tё caktuara. Njё garё e re armatimi kёrcёnon: Tё mёrkurёn (26.12) Rusia njoftoi testin e sukeshёm tё njё rakete tё re ndёrkontinentale tё tipit “Avangard”.

Kartolina pёr vitin e ri nё gjysmёn e botёs
Putin u dёrgoi urimet e vitit tё ri edhe krerёve tё tjerё tё shteteve dhe qeverive, ndёr tё tjera kryeministres britanike Theresa May, kryeministrit japonez Shinzo Abe dhe presidentit kinez Xi Jinping. Edhe presidentit tё Gjermanisё Frank-Walter Steinmeier dhe kancelares Angela Merkel Putin u uroi gjithё tё mirat pёr vitin e ri duke theksuar, se do ta vazhdojё “bashkёpunimin nё fusha tё ndryshme” me Gjermaninё. Presidentit turk Rexhep Tayyip Erdogan, Putin i shkruan, se ёshtё i kёnaqur me zhvillimet nё marrёdhёniet midis dy vendeve.

Njё tjetёr kartolinё urimi iu adresua prej tij presidentit sirian Bashar al-Assad, i cili merr mbёshtetje nga forcat e armatosura ruse qё nga viti 2015. Putin premtoi, se do tё vazhdojё mbёshtetjen “nё luftёn kundёr terrorizmit”. Assadi akuzohet pёr krime sistematike kundёr popullsisё sё vet civile, ndёr tё tjera edhe pёr sulme me gaz toksik. / DW

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota

SHBA, një person me fat nga New Jersey fiton jackpotin e Mega Millions prej 1.13 miliardë dollarë

Një person i vetëm në New Jersey ka fituar çmimin e parë të Mega Millions…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Ndjekja si nëpër filma në arën me misër përfundon me aksident fatal (Video)

Këto janë pamjet kur një shofer i dehur ndiqet nga policia në një fushë me…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Sulmi tragjik në Moskë, Putin flet për herë të parë: Armiqtë tanë nuk do të na ndajnë

Presidenti rus Vladimir Putin ka folur për herë të parë pas sulmit tragjik që ndodhi…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes aktorja Robin Bernard, trupi i saj u gjet në një fushë, mister shkaqet e vdekjes

Aktorja Robin Bernard, e njohur për rolin e saj në General Hospital, ka vdekur në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tërmeti i fortë shkund Malin e Zi, ndihet edhe në Tiranë!

Një tërmet i fortë është ndier në orët e para të mëngjesit në Malin e…

LEXO ME SHUME