Categories Lajme

Putin lëshon kërcënimin e hapur: Çdo vend që do vendosë këtë, do jetë në luftë me Rusinë

Vladimir Putin ka bërë një kërcënim të hapur këtë të shtunë, në ditën e dhjetë të pushtimit rus në Ukrainë.

Presidenti rus ka thënë se çdo vend që vendos për një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë do të konsiderohet se i është bashkuar luftës në Ukrainë.

“Çdo lëvizje në këtë drejtim do të konsiderohet nga ne si pjesëmarrje në një konflikt të armatosur nga ai vend”, ka deklaruar presidenti Putin, raporton BBC.

Në një kontekst ushtarak, një zonë ndalim-fluturimi është një zonë ku ndalohet hyrja e avionëve për të parandaluar sulmet ose mbikëqyrjen. Por ajo duhet të zbatohet me mjete ushtarake – domethënë, edhe duke rrëzuar aeroplanë.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar për “dobësi” dhe “përçarje” NATO-n për refuzimin që i bëri kërkesës së tij për të vendosur një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë. NATO ka thënë se kjo do të çonte në një përshkallëzim të rrezikshëm të luftës në shumë vende të tjera.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Trafikonte heroinë me taksi, arrestohet 34-vjeçari!

Një 34-vjeçar ka rënë në prangat e policisë greke, i akuzuar për posedim dhe shpërndarje…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e Plazhit të Vjetër në Vlorë, plagoset motorristi

Një aksident automobilistik ka ndodhur pak momente më parë në rrugën e Plazhit të Vjetër.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, vetura me shpejtësi merr përpara zetorin bujqësor! 3 të plagosur në spital

Një aksident është shënuar pak minuta më parë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, në afërsi të fshatit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor 7 prill/ Me sa lekë blihen e shiten monedhat kryesore

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe shitet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përndiqte 42-vjeçaren, arrestohet një person në Borsh. Nis hetimi edhe për bashkëshortin e saj

Një 42-vjeçare është përndjekur nga një person në Borsh, tashmë i arrestuar nga policia. Pas…

LEXO ME SHUME