Categories Lajme

Pyetja e gazetarit Koka, që zuri ngushtë zv.ministrin e Brendshëm për atentatin ndaj prokurorit

Atentati ndaj prokurorit Arian Ndoja, dhe zbulimet që kanë pasuar janë bërë pjesë e debateve televizive të ditëve të fundit.

Gazetari Spartak Koka pyeti mbrëmjen e djeshme zv/ministrin e Brendshëm Julian Hodaj nëse policia ka referuar materiale në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoj përpara atentatit të 1 Nëntorit, meqenëse ishte anatemuar nga Kryeministri Edi Rama.

I ftuar në studio, zv/ministri Hodaj as nuk e pohoi, por as nuk e mohoi një fakt të tillë.

Gazetari Spartak Koka: Z.Hodaj, në dijeninë tuaj, policia ka referuar ndonjë material në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ndaj Arjan Ndoj dhe pjesëtarëve të tjerë të dyshuar që ka informacion Kryeministri për hetime në kuadrin e organizatës kriminale para ngjarjes?

Keni dijeni? Sepse në një studio tjetër, zv/ministri tjetër la të kuptohej se materiale janë dërguar për këtë gjë.

Zv/ministri i Brendshëm Julian Hodaj: As do ta konfirmoj një gjë të tillë sa koha nuk jam në dijeni të çështjes konkrete. Edhe ta përjashtoj nuk e di për çfarë detajesh flasim tamam.

Kryeministri thotë ka një grup prokurorësh që po sillen përtej ligjit, ka një situatë shqetësuese për momentin sepse në pritje të Vettingut po mundohen realisht të bëjnë ç’mund të bëjnë sa t’ju vijë radha.

Gazetari Spartak Koka: A është referuar ndonjë material në Prokurorinë e Krimeve të Rënda? Ka informacione dhe zv/ministri tjetër i Brendshëm deklaroi që materialet për çka ka deklaruar Kryeministri janë referuar të marra kryesisht nga deklarata publike.

A është i vërtetë lajmi dhe të presim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda a është i vërtetë ky informacion.

Disa javë përpara atentatit, Kryeministri Edi Rama kishte akuzuar prokurorin e Durrësit Arjan Ndoj si person që ka lidhje me grupet kriminale dhe e kishte përfshirë në grupimin që kreu i qeverisë e konsideron “KÇK”,

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME