Categories Sport

“Qaj unë, qaj ajo…”/ Armand Duka flet për momentet e vështira në jetën e tij: Gruaja s’donte të ma thoshte, por ma tha

Drejtuesi i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka i ftuar në emisionin “Jo Vetëm Modë” përveç futbollit, pasionet, foli edhe për familjen e tij dhe zbuloi një moment kur ka qarë pse mori vesh se gruaja priste të lindte vajzë, ndërsa ishin përgatitur shpirtërisht për djalë.

Orinda Huta: Kur u njohët me bashkëshorten tuaj?

Armand Duka: Shumë vite më parë, diku nga viti ’93.

Orinda Huta: Sa vjeç ishit?

Armand Duka: Unë kam qenë i madh, ajo ka qenë më e vogël, unë kam qenë diku 30 vjeç. Ajo ka qenë në fakultet, sapo ka mbaruar vitin e parë në mjekësi. Në ‘95 u martuam. Në ditën e dasmës, nuk ishim vetëm ne të dy, por ishte edhe Lori 5 muajshe.

Armand Duka tregon se kur mori vesh që fëmija e parë ishte vajzë u mërzit shumë sepse e donte djalë. MEgjithatë ai theksoi se ka bërë gabim pasi vajza e tij është shumë e mirë.

Orinda Huta: E doje gocë?

Armand Duka: Jo në asnjë mënyrë s’e doja gocë. Nuk kishim shkuar domethënë ta shikonim çfarë ishte. Diku në muajin e tetë të shtatzënisë, ngaqë kishte një problem, shkoi u vizitua dhe e pa. Mua nuk donte të ma thoshte, por ma tha. Qaj unë, qaj ajo se nuk donim gocë, donim çun. Mua më ishte fiksuar djalë, djalë. Edhe mu duk si fundi i botës që ishte vajzë, por kam bërë gabim të madh, se ishte vajzë dhe ishte shumë e mirë./tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME